InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas Dakos, përgjimet fundosin numrin dy të PS-së në Durrës/ Kush është ish drejtori i ALUIZNI-t

11 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Pas Dakos, përgjimet fundosin numrin dy të PS-së në Durrës/ Kush është ish drejtori i ALUIZNI-t

 Pas përgjimeve që fundosën politikisht ish-kryetarin e Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako, Partia Socialiste merr një tjetër goditje të fortë në këtë qytet

isaku

Arben Isaku, i cili aktualisht mban detyrën e zv.drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë të kryetarit të këshilltarëve të PS në Bashkinë Durrës, e cila tashmë drejtohet nga Valbona Sako dhe gjithashtu sekretar i përgjithshëm i degës së PS në qytetin bregdetar, është shpallur në kërkim me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Isaku është mbajtur për disa muaj në përgjim, nga ku ka rezultuar se në cilësinë e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës ka legalizuar me tituj pronësie dy persona, të cilët kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për dy truaj në zonën e plazhit në Durrës, përkatësisht 123 metra katrorë dhe 500 metra katrorë, që janë përfituar nga dy të rinj, një nga Durrësi dhe tjetri nga Berati, në dëm të pronarit të vërtetë të tokës. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Isakut, R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është ndaluar, ndërkohë është shpallur në kërkim F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist në këtë institucion.

“Pas një hetimi disamujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike, është ndaluar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi, duke u falsifikuar dokumentet, dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katrorë dhe truall 500 metra katrorë në zonën e plazhit. Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.I., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë zv/drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës; F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës. Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, bëhet e ditur nga Policia e Durrësit.

Tre zyrtarët ishin mbajtur në vëzhgim dhe në përgjim telefonik dhe ambiental nga ana e specialistëve të Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për disa muaj me radhë. Në kërkim, përveç Isakut dhe specialistit të Kadastrës, janë shpallur edhe dy personat që kanë përfituar truall në zonën e plazhit në Durrës përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet, shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ‘Vjedhja me pasoja të rënda’”, bëhet e ditur më tej nga Policia. Nga fundi i vitit 2017 deri në shkrirjen e ALUZINI-t me Kadastrën, Isaku mori postin e zv.drejtorit të Kadastrës. Arben Isaku, gjatë kohës që Vangjush Dako ishte në qendër të sulmeve mbi përfshirjen e tij në hetimet e dosjes “339”, ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të ish-kryebashkiakut.

42- vjeçari publikisht, por dhe në rrjetet sociale, ka mbështetur qëndrimet e Dakos. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, babai i dy fëmijëve të mitur ka publikuar në rrjetin e tij social në “Facebook” një thënie në anglisht që shqipërohet: “Thuaj të vërtetën, edhe nëse zëri juaj dridhet”.

Të Lidhura

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com