InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Demokracia e vendit tim në rrezik”, Ndocaj letër informuese për Matthew Palmer: Shqipëria e NATO-s, është marrë peng nga një oligarki qeverisëse

6 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Demokracia e vendit tim në rrezik”, Ndocaj letër informuese për Matthew Palmer:  Shqipëria e NATO-s, është marrë peng nga një oligarki qeverisëse

Nuk ka pushime për Eduart Ndocajn, i cili në fushatën e tij për ndërkombëtarizimin e vjedhjes dhe manipulimit masiv që iu bë votimeve të 30 qershorit, sot, ka zgjedhur të “sinjalizojë” Departamentin Amerikan të Shtetit, duke i adresuar shqetësimin dhe apelin e tij, pikërisht zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit z. Matthew Palmer, duke i shtruar nevojën e madhe që vendi ynë ka për miqtë tanë të përtej Atlantikut, në këtë moment të vështirë ku demokracia dhe institucionet kushtetuese janë marrë peng nga një oligarki qeverisëse.
Në letrën drejtuar zyrtarit të lartë amerikan, Ndocaj insiston në kërkesën për vëmendje më të madhe ndaj Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, pasi me krizën poliitke të diktuar nga mungesa e dialogut politik, vendi ndodhet në një orientim të gabuar politik, duke rrezikuar seriozisht autokracinë si model qeverisës.
Ja letra e Ndocajt, dërguar Z. Matthew Palmer:

LETËR INFORMUESE: DEMOKRACIA E VENDIT TIM NË RREZIK
DREJTUAR: Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA, me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun.

Zoti Palmer !
Vendi im, Shqipëria, kur shembi sistemin gjakatar të dikaturës komuniste, kishte një slogan mjaft domëthënës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Europa për ne, ishte aspirata e kahershme e orientimit për progres dhe civilizm. Sot, pas 29 vitesh, përpjekjesh dhe orvatjesh për instalim të demokracisë dhe të principeve të saj, gjendemi në një udhëkryq të pashembullt, i cili rrezikon ta kthejë vendin tim në pikën e referimit të një autokracie që zhvillohet me “bekimin” tuaj.
Shkëlqesia Juaj! 
30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri.
Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme.
Unë, Eduart Ndocaj, u përfshiva në garën e 30 qershorit si kandidat për bashkinë e Lezhës, duke besuar, se monitorimi juaj, do të ishte korrekt dhe në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe u imponova në rivalitet, me një format perëndimior sipas edukimit tim disavjecar dhe përvojës sime në vendin fqinj të Italisë mike.
Edhe pse përballë kisha maxhorancën qeverisëse përmes një përfaqësuesi të denjë të katapultuar në politikë përmes strukturave dhe veprimtarisë së tij kriminale, një individ që u kap në përgjimet e gazetës gjermane BILD, si i përfshirë në dosjen e nxehtë të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër; një individ që është larguar nga radhët e policisë së shtetit si i inkriminuar, prapëseprapë unë besoja se disa vlera të demokracisë nuk do të dhunoheshin kaq brutalisht dhe me vendosmëri nga qeveria.
Në Lezhë, asgjë nuk ishte demokratike! Jo vetëm që nuk janë lejuar të votojnë lirshëm, pasi presioni dhe shantazhi nga ana e bandës së kandidatit socialist ishte evidente dhe prezente gjatë gjithë kohës së fushatës, por është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëve lezhianë.
Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit. 
Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje.
Për të kuptuar përmasat e asaj cfarë ka ndodhur më 30 qershor, po vë në dispozicionin tuaj, prova të llahtarshme, që kutërbojnë aromë fekalesh të organizuara dhe të menaxhuara në mënyrë të tillë nga vetë qeveria dhe përfaqësuesit e saj, si kandidatë në bashkitë e vendit.
Me respekt për Ju dhe për vlerat e demokracisë europiane
Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025
Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave
Ekonomi

Më mirë në shtet, apo në privat? Si po ndryshon hendeku i pagave

15 Shtator, 2025

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com