InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LETRA/ Votimet farsë të 30 qershorit dhe vjedhja e votave, Ndocaj apelon Parlamentin Europian: Demokracia e vendit tim në rrezik

4 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
LETRA/ Votimet farsë të 30 qershorit dhe vjedhja e votave, Ndocaj apelon Parlamentin Europian: Demokracia e vendit tim në rrezik

Në fushatën e tij sensibilzuese dhe apeluese ndaj faktorit ndërkombëtar, për situatën aktuale politike dhe vecanërisht për maskaradën e votimeve të 30 qershorit, Eduart Ndocaj, sot i është drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Europian. z. Antonio Tajani, ndaj të cilit i ka kërkuar mbështetjen e institucionit që ai drejton në konsolidimin e institucioneve kushtetuese të vendit, si dhe i ka përcjellë apelin për vëmendje të shtuar në implementimin e dialogut politik në Shqipëri, si mekanizmin jetik për celjen e negociatave, pasi, sic nënvizon Ndocaj, Shqipëria, me krizën aktuale politike dhe me një qeveri tërësisht të papërgjegjshme, po rrezikon të formatohet si një vend autokratik me ndikim nga mentaliteti erdoganist që pasqyron kryeministri rama, duke shpërfillur cdo vlerë dhe parim demokratik.
Ja letra e plotë:

Z, Antonio Tajani President i Parlamentit Europian !
Vendi im është në rrezik, kur shembem sistemin gjakatar të dikaturës komuniste, kishte një slogan mjaft domëthënës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Europa për ne, ishte aspirata e kahershme e orientimit për progres dhe civilizm. Sot, pas 29 vitesh, përpjekjesh dhe orvatjesh për instalim të demokracisë dhe të principeve të saj, gjendemi në një udhëkryq të pashembullt, i cili rrezikon ta kthejë vendin tim në pikën e referimit të një autokracie që zhvillohet me “bekimin” tuaj. Shkëlqesia Juaj! 30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme. Unë, Eduart Ndocaj, u përfshiva në garën e 30 qershorit si kandidat për bashkinë e Lezhës, duke besuar, se monitorimi juaj, do të ishte korrekt dhe në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe u imponova në rivalitet, me një format perëndimior sipas edukimit tim disavjecar dhe përvojës sime në vendin fqinj të Italisë mike. Edhe pse përballë kisha maxhorancën qeverisëse përmes një përfaqësuesi të denjë të katapultuar në politikë përmes strukturave dhe veprimtarisë së tij kriminale, një individ që u kap në përgjimet e gazetës gjermane BILD, si i përfshirë në dosjen e nxehtë të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër; një individ që është larguar nga radhët e policisë së shtetit si i inkriminuar, prapëseprapë unë besoja se disa vlera të demokracisë nuk do të dhunoheshin kaq brutalisht dhe me vendosmëri nga qeveria. Në Lezhë, asgjë nuk ishte demokratike! Jo vetëm që nuk janë lejuar të votojnë lirshëm, pasi presioni dhe shantazhi nga ana e bandës së kandidatit socialist ishte evidente dhe prezente gjatë gjithë kohës së fushatës, por është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëve lezhianë. Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit. Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje. Për të kuptuar përmasat e asaj cfarë ka ndodhur më 30 qershor, po vë në dispozicionin tuaj, prova të llahtarshme, që kutërbojnë aromë fekalesh të organizuara dhe të menaxhuara në mënyrë të tillë nga vetë qeveria dhe përfaqësuesit e saj, si kandidatë në bashkitë e vendit.
Me respekt për Ju dhe për vlerat e demokracisë europiane Eduart Ndocaj,

SEKRETAR I PERGJITHESHEN I ADK, DHE
KRYETARI PBDKSH
EDUART NDOCAJ

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com