Nga Ilir Demalia
Si o njeri je kaq i shpërfytyruar në raport me veten?!!
Nuk po të drejtohem me letër të hapur, por po ti them dy gjëra hapur, se sa i shpërfytyruar je në raport me veten, jo vetëm shpirtërisht, se atë se dhe nuk e ke pasur kurrë!
Jo vetëm si bindje nga formimi yt që nuk i ke pasur kurrë as njërën e as tjetrën, jo vetëm nga çfaqja juaj si “antikomunist” duke u çfaqur deri si fashist në fund të 80 fillim 90, jo vetëm nga paftyrësia e atyre qëndrimeve tua që në fund 80-ës flisje me urrejtje dhe si një shkrimtar pa vlerë dhe vetëm shërbëtor i regjimit për Ismail Kadaren, dhe sot, na e propozon si President i vendit, si njeriu më i lartë i letrave botërore, si krenaria jonë kombëtare, duke na e krahasuar me Flamurin dhe Skëndërbeun, ( me siguri miku juaj Ardian Klosi po luan në varr kur dëgjon këto e të tjera që thua sot, dhe Ti vjen në orgazëm, pështyn në jargë mbi varrin e mikut tënd) Ti, je Ai, që më kujton Nolin me vargjet, “Dhe Feridi faqe n’drron/Fryn bëlçitë dhe gjëmon/Se katrani zbardhëllon!”. Ti sot je kthyer në një katran që nxin vendin, Tiranën dhe Shqipërinë duke “zbardhëlluar” me pjesën më katundare, më injorante, më kriminale, më primitive që ke formuar me llumin kombëtar Rilindja.
Tashmë, këto dhe shumë të tjera do ti rreshtoj njëhërë tjetër, se si ti, po të shikosh veten dhe të kthesh gjithë aktivitetin tënd artistik-politik, ti nuk duhet ta nxjerrësh fytyrën më në publik.
Por fytyra jote nuk ka ngjyrë, ajo është paftyrësia vet.
Por kjo e fundit që bëre sot me fshatarin-komunist Luftar Paja, siç ti e quaje para 90-ës si pjella më bastarde e artit të realizmit socialist, si kombinimi fshataro-komunist, tregon se për qëllimet tuaja perverse dhe fitimeve nga mafja e ndërtimit për konsolidimin e pushtetit tënd, Ti pështyn jargët tua mbi gjithkënd, duke harruar se ato jargë po bien mbi fytyrën tëndë të jargajosur si shpërfytyrim i shpërfytyrimit tënd të lindur në ngjizjen tënde.
Këtë bëre sot me fshatarin-komunist siç e quje Ti, Luftar Pajan, duke na e sjellë argumentin e këtij jarge-pushteti për jargët e pushtetit tënd si argument për prishjen e Teatrit. Një fshatarë-komunist që kana-kari yt i bashkisë na e bëri “Nderi Tiranës” duke i vënë një bajgë tjetër mbi kokë Tiranës
Sa poshtë e çove pjacën e Tiranës dhe sa urrejtje paske për këtë qytet që rriti një MONSTËR si ty për ti shkuar shkatërrimit të qytetarisë dhe historisë se këtij qyteti deri në fund.











