“Rrethimi i Teatrit Kombëtar nga forcat e policisë, i ngjan një shfaqje tipike prej një vendi në diktaturë, madje këtë edhe lideri koreano-verior Kim Jon Un, do ta bënte më me kujdes..”-kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i Aleancës Demokristiane Eduart Ndocaj, përmes një video-komunikimi të shpërndarë në rrjetet sociale, duke dënuar ashpër këtë sjellje brutale të qeverisë shqiptare ndaj vlerave të identitetit kombëtar.
Ndocaj është ndalur gjerësisht në disa aspekte të qeverisjes së vendit, për të cilën nuk ka kursyer akuza të forta dhe vecanërisht në adresë të kryeministrit, të cilin e ka konsideruar fatkeqësi kombëtare dhe të padenjë për të qeverisur shqiptarët.
Ndocaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve, të orientohen demokratikisht drejt vlerave europiane dhe për këtë, ai, u ka kujtuar se ka ardhur momenti për të ndryshuar aktorët politkë të cilët janë prezent në politikën shqiptare prej tre dekadash.
Integrimi europian, nuk mund të bëhet realitet më disa paloministra, të cilët në deklaratat e tyre, jo vetëm nuk janë profesionistë, por dëshmojnë se janë të paaftë në ndërtimin e vizioneve dhe të politikave të qëndrushme në vend, -shprehet Ndocaj në video-mesazhin e tij.
Për më gjatë ndiqeni të plotë: