InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapja e 11 kutive nga KQZ, vjen reagimi i “ankimuesit”/ Eduart Ndocaj: Lezhianët janë fisnikë dhe nuk mund të pranojnë nënshtrimin nga një bandë hajdutësh

11 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Pas lajmit nga KQZ për hapjen e 11 kutive për votimet e 30 qershorit në bashkinë Lezhë, ankimuesi Eduart Ndocaj, ka ndarë një mesazh inkurajues për votuesit e tij, duke siguruar se ai nuk do lejojë që lezhë të bjerë në duart e një bande plackitësish dhe hajdutësh, sic cilësoi ai, rivalin e tij fitues.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Ndocaj, paralajmëron se në vijim do të mësojmë batërdinë që është me votat e lezhianëve, pasi një shpurë kriminale, ka arritur të manipulojë verdiktin e votuesve, duke e cuar rezultatin në favorin e tyre, por një gjë të tillë, lezhianët nuk mund ta pranojnë, sepse fisnikëria e banorëve të kësaj treve, dëshmohet me qëndresë dhe rezistencë të papeur historike, duke mos e pranuar asnjëherë nënshtrimin.
Ja mesazhi që Ndocaj ndan me ndjekësit e tij:

Të dashur bashkëqytetarët e mi lezhianë!
Sot, KQZ-ja e ndodhur përballë provave të pakontestueshme, pranoi kërkesën tonë për hapjen e 11 kutive të KZAZ-ve 12 dhe 13 për votimet e datës 30 qershor për kryetar të bashkisë Lezhë, duke legjitimuar kështu faktin e vjedhjes së votave nga banda e Pjerin Ndreut dhe shpurës së tij kriminale.
Unë, i jam imponuar garës së 30 qershorit, duke patur besim në shenjtërinë e votës së lirë të qytetarëve, por asnjëherë nuk e kam anashkaluar faktin se rivali im, i njohur si një bandit dhe i shpallur botërisht nga gazeta gjermane BILD si një person me ndikim negativ në manipulimin e votave, do të bënte cdo përpjekje për të vjedhur votat, pasi me votë të lirë, ai, kurrë s’do arrijë të fitojë, sepse Pjerin Ndreu është një humbës serial duke mos njohur asnjëherë shijen e fitores dhe si i tillë, ai do bënte atë që di të bëjë më mirë, hajdutin dhe cubin.
Me hapjen e 11 kutive, do mësojmë se c’batërdi kanë bërë mbi votat e lezhianëve, banda e Pjerin Ndreut me shokë, të cilët mendojnë se mund ta administrojnë Lezhën me trysni dhe shantazh.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që në Lezhë të fitojë një individ pa program, pa mbështetje, pa ide, pa vizion dhe pa karakter, sic është Pjerin Ndreu, ndaj dhe inkurajoj bashkëqytetarët e mi, të vazhdojmë të denoncojmë dhe të bëjm ëpublike cdo makinacion që është përdorur nga kjo bandë duke vjedhur vullnetin e lirë të lezhianëve, të cilët tjetër kund e kanë nisur votën e tyre, dhe tjetër kund ka dal sipas rezultateve të kamikazve politik të emëruar si komisionerë dhe numërues nga Pjerin Ndreu.
Bashkë do ia dalim, pasi Lezhë e do demokracinë dhe si e tillë, ajo s’mund të nënshtrohet nga plackitës dhe hajdutë që duan të bëhen administratorë të jetës ekonomike, sociale dhe politike të një qyteti dhe të një krahine që shquhet për qëndresën e saj historike.
Miqësisht, Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026
Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026
Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com