Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp foli edhe për punonjësit e administratës së bashkive të drejtuara nga partitë e djathta.
Kreu i qeverisë tha se punonjësit që e meritojnë vendin e tyre të punës nuk do të preken.
“Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet nga puna më bashkitë e djathta që nga sot u ka mbaruar mandati. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën por fitoi për të drejtën. Administratat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikë shikimi i së drejtës. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi të sinqertë të të gjithë njerëzve mbi vlerat e meritës. Është koha për një politikë të re në raport me njerëzit e zakonshëm. Respekt cilit do që sot mori pjesë në ndëshkimin final të revolucionit skandaloz imagjinar”, tha Rama.