Në Korçë, mbështetësit e opozitës kanë zgjedhur të protestojnë duke ironizuar e duke u talluar me votimet e kësaj të diele që ngjajnë fiks si votimet në komunizëm.
Të veshur me shall të kuq, që të kujtojnë pionerët në periudhën e diktaturës, si edhe me këngë për Enverin, dhjetëra qytetarë në Korçë kanë dalë në shesh duke kërcyer e mbajtur në dorë pankarata ku shkruhet #edhe unë, një nismë e nisur për bërë thirrje për të mos votuar sot.