InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PUKË/ Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, proteston para KZAZ: “Zgjedhje të lira pa kriminelë”

29 Qershor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
PUKË/ Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, proteston para KZAZ: “Zgjedhje të lira pa kriminelë”

Me thirrjet :”E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, “Rama ik”, si dhe “Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, dhjetëra qytetarë dhe demokratë të bashkive Pukë dhe Fushë -Arrëz, kanë marshuar përmes sheshit kryesor të qytetit të Pukës, për t’u mbledhur në një tubim paqësor para ambienteve të KZAZ-së nr.7, si vijim i aksionit opozitar në mbrojtje të demokracisë dhe të parimeve të saj, të cilat më shumë se kurrë, sot, janë të kërcënuara nga procesi farsë i votimeve njëpartiake që do të mbahen më datë 30 qershor.

Për nga mënyra dhe klima e tensionuar politike dhe civile që zhvillohen këto votime, janë tregues i instalimit të një neo-diktature, ku sensi i pluralizmit dhe garës politike tashmë janë nocione të tejkaluara në kohë, pasi Rama dhe sekti mavi, të ushqyer nga kuzhina ideologjike moniste, po përpiqet të implementojë modelin e sivllaut të tij koreanoverior Kim Jon Un, me zgjedhje njëpartiake dhe me burgosje, arrestime dhe përndjekje të opozitës dhe qytetarëve të lirë.

Në këtë tubim paqësor, kreu i degës lokale të PD-së, Ferit Ringaj, vuri theksin tek nevoja për zgjedhje të lira dhe garë të hapur politike, pasi konteksti aktual i votimeve njëpartiake, privon vullnetin e shumicës së qytetarëve për të shprehur votën e tyre në favor të alternativave të tjera.

30 qershorin, kryetari Ringaj e ka konsideruar të rëndësishëm për vlerat e demokracisë, ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve të bojkotojnë farsën e votimeve, sepse Shqipëria e pas kësaj date, do të ketë një dinamikë të re në skakierën e ngjarjeve politike, pasi shqiptarët nuk do bëjnë gabimin e vitit 1945, duke pranuar votime garë dhe pa alternativë.

Gjatë fjalës të tij, kreu demokrat ka akuzuar drejtuesit vendor të të dy bashkive, Pukë dhe Fushë-Arrës, për arbitraritet në shërbimet e ofruara ndaj komuniteteve respektive, ndaj dhe këta nuk kanë moral dhe fytyrë të përballen me qytetarët, por e kërkojnë mandatin duke garuar pa rivalë.

Ironia e situatës është akoma më e madhe, -shtoi më tej gjatë fjalës së tij kryedemokrati Ringaj, -teksa vëren shantazhin e madh që iu bëhetë qytetarëve dhe zgjedhësve për pjesëmarrje në votime, cka tregon që kandidatët e’rilindjes” dhe në garë me vetveten, nuk heqin dorë nga vesi i tyre i kriminalizimit të votës dhe të fushatës.

Protesta e organizuar nga “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë” këtu në Pukë, u mbyll paqësisht me itinerarin e marshimit deri tek bashkia, dhe me ndalesën në shkallët e këtij institucioni, nga ku pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje kundër kryetarit aktual të bashkisë Pukë.

Për të përcjellë mesazhin paqësor të kësaj proteste, organizatorët e saj shoqëroheshin nga familjet e tyre, duke dëshmuar nivel të lartë përgjëgjësie dhe qytetarie në konceptimin e këtij tubimi.

Ndiqni video-sekuenca nga kjo protestë:

https://www.facebook.com/252959972041146/videos/2599410653416479/
https://www.facebook.com/252959972041146/videos/317017095842468/

Të Lidhura

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com