Tedi Blushi, Këshilltar për Mediat dhe Zëdhënës i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta, e ka komentuar vetëm me një frazë vendimin e Kolegjit Zgjedhor: “Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh”, shkuran Blushi në FB.
Kolegji Zgjedhor shpalli verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregjistrimin nga zgjedhjet.
Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ për të mos çregjistruar Partinë e duke lënë kështu në fuqi 30 qershorin.
Gjatë seancës, Beqiri tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin dhe duke e cilësuar vendimin e KQZ të pavlefshëm.