Pershendetje FRESSH!
Gjate kesaj periudhe anormale politike me ka rastisur qe te shoh postimet tuaja dhe aktivitetet ne qytet, ne funksion te nje fushate elektorale te pakuptimte. Kam vendosur te ju drejtohem jo vetem si anetar i Lsi ose si mbeshtetes i opozites dhe kauzes se saj, por mbi te gjitha si nje i ri qe ndan te njejtat hapesira publike me ju, qe ndan te njejtat halle dhe probleme si ju, qe ka te njejten deshire per ta pare qytetin tone ne permiresim te vazhdueshem si ju.
Shume nga ju i njoh, me disa prej jush jam rritur, me disa prej jush kam qene krah per krah ne fushaten e 2015 dhe duke ju njohur besoj se as ju nuk ju entuziasmon kjo lloj fushate.Qyteti i Lezhes ne keto momente nuk ka nevoje per xhiro me bicikleta me bluzen te shtampuar me numrin 30, e as per takime elektorale ne vende piktoreske qe ne qytetin tone jane te shumta.Qyteti i Lezhes sot po perballet me probleme sociale dhe ekonomike te shumta.
Tashme Lezha po kthehet ne nje qytet pa energji, per shkak te largimit ne mase te te rinjve qe me siguri jane edhe te aferm dhe miqte tuaj.Ekonomia e shume familjeve nuk eshte ne ato nivele sa te permbushe nevojat dhe deshirat e femijeve te tyre.Keto jane thjesht disa nga arsyet qe njerezit po protestojne.Por pervec ketyre problemeve qe nuk u shfaqen sot per here te pare, kemi te bejme me nje situate ku tashme cenohet drejtperdrejt demokracia e ketij vendi.Rinia kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme,jo zgjedhje mono-partiake.
Lezhes i nevojiten zgjedhje te lira dhe te ndershme, jo zgjedhje te blera. Keto jane parimet dhe vlerat europiane me te cilat jam i bindur se dhe ju pajtoheni plotesisht.Nese jeni vertet te rinj eurosocialist, sic besoj se jeni, nuk do beheni pjese e farses zgjedhore te 30 qershorit.Ju bej thirrje qe ju si te rinj, mos ta pranoni kete proces qe me shume gjasa mund te coje ne perplasje civile. Kjo bie ndesh me parimet tona dhe tuajat.Ju ftoj te reflektoni per te miren e qytetit dhe Shqiperise.Edhe ju si ne, aspironi per nje Shqiperi si gjithe Europa
Ju uroj gjithe te mirat ju dhe familjeve tuaja!











