InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Lirim Gashi: Unë nuk jam islamofob e as krishterofob. Thjesht nuk besoj në dogma

17 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Lirim Gashi: Përgjigje për disa pohime të gabuara Fatmir Limajt

Të dashur miq dhe mikesha.

Sa për info: Unë nuk jam islamofob e as krishterofob. Thjesht nuk besoj në dogma kvazi hyjnore që kanë prodhuar historikisht dhe vazhdojnë të prodhojnë aktualisht lumej gjaqesh.

Në të njëjtën kohë nuk ia ndaloj askujt të drejtën për të besuar në përralla dhe për të qenë idiot, sepse A. nuk jam diktator dhe B. e drejta për të qenë idiot jo vetëm që nuk është e ndaluar, por edhe është e garantuar me ligj dhe me të gjitha konventat universale për të drejtat e njeriut.

Mirëpo në momentin që besimi në Perendi shkakton gjakderdhje nga duart e bashkëkombësve të mi në Irak, Libi e Siri, ndërsa Kosovën e shndërron në Kandahar në vend se në Kaliforni, atëherë për mua nuk ka dilemë se si duhet të veproj.

Ju garantoj se në të njëjtën mënyrë dhe masë do e kritikoja çdo formë të ekstremizmit fetar dhe politik që e do e rrezikonte rrënjën dhe trungun kombëtar, e sidomos jetën e njerëzve kudo në botë.

Dallimi ndërmjet neve që jemi jashtë politikës dhe atyre që janë brenda është se ne nuk bëjmë kompromise me vlerat njerëzore, kombëtare dhe universale për shkak të preferencave dhe kalkulimeve të politikës ditore .

Unë zonja dhe zotërinj nuk e kritikoj vetëm Vetëvendosjen në këtë pikë, përkundrazi.

Nëse e keni lexuar me kujdes shkrimin tim të fundit aty e them qartë :

Citat:” Vetëvendosje nuk e ka sjellur, mbjellur dhe përhapur islamin ekstrem në Kosovë dhe as nuk ka bërë allashveresh biznesor me të. Prandaj me këto veprime irracionale, vetëm sa po e merr barrën e huaj mbi supe.

Kalkulimi se përmes mos distancimit të prerë zyrtar nga islami ekstrem do merr më shumë vota në taborrin islamik, se sa që do humb në taborrin sekular është matematikë e gabuar”, fund i citatit.

Tentimi i disa individëve për t’a zbehur argumentin tim racional përmes etiketimit, kualifikimit dhe klasifikimit të të gjithë individëve në islamofob që pajtohen me mendimin tim, i kualifikon në fakt të njëjtit në diçka që unë s’ dua t’a emërtoj, sepse jam i bindur se të njëjtit do vetëdijësohen vetëm nëse e gjejnë vet përgjigjen.

Pra unë s’dua t’a pagëzoj me asnjë emër qasjen e tyre skurrile ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm, sepse dua t’ia jap shansin çdo individi të verbuar nga preferencat politike dhe fetare për të reflektuar një herë në jetë edhe përmes aktivizimit të trurit, e jo si deri me tani vetëm përmes aktivizimit të muskujve.

Sepse vetëm në atë mënyrë do bëjë në kokat e tyre diçka klik dhe pastaj volumi i trurit garant nuk do të mbetet i vogël sa një kikirik.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 11 prill 2026

11 Prill, 2026

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com