InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Holanda voton: “JO” Shqipërisë dhe “PO” Maqedonisë së Veriut

14 Qershor, 2019
in Artikuj, Lajme
A A
Holanda voton: “JO” Shqipërisë dhe “PO” Maqedonisë së Veriut

Vendimi i parlamentit holandez rrëzon qeverinë “Rama” për reformat. Ministri i Jashtëm, Stef Blok: “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave ishte i parakohshëm”.

A ka njeri të mençur dhe serioz PS-ja e Ramës që të ketë kurajon të flasë e të guxojë për t’i dalë kundër kryeministrit që po shkatërron jo vetëm negociatat, porse po çon vendin drejt luftës civile me 30 qershor? Pse nuk flet njeri në PS se dekreti i shfuqizimit nga Meta ishte “gomardare” shpëtimi për PS-në, por heshtin duke i bërë temena kryeministrit?

Shqipëria ka marrë dje mesazhin zyrtar se negociatat e anëtarësimit nuk do të happen nga BE. Parlamenti Holandës ka votuar kundër nisjes së këtij procesi me Shqipërinë, ndërkohë që ka votuar pro për Maqedoninë e Veriut. Deputetët e holandezë kanë pasur në diskutim dy rezoluta, ku diskutohej procesi për çeljen e negociatave nga Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Në përfundim të debateve, deputetët i kanë dhënë miratimin qeverisë së Holandezë që në mbledhjen e Këshillit Europian të votojë kundër negociatave me Shqipërinë dhe pro atyre me Maqedoninë e Veriut. “Pas dëgjimit të diskutimeve, parlamenti i Holandës vëren se Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bazë të raport progresit (të KE) mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura. Parlamenti i bën thirrje qeverisë holandeze që të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE”, – thuhet në dokumentin e parlamentit holandez. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe ministri i Jashtëm i këtij vendi, Stef Blok deklaroi se “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave ishte i parakohshëm”. Ajo çfarë ka vendosur Holanda në fakt është rrëzim i negociatave me Shqipërinë për këtë vit. Mbledhja e Këshillit të BE është parashikuar në fund të muajit qershor. Sipas praktikës së BE, kur një vend anëtar është kundër për vendime si hapja e negociatave edhe sikur gjithë vendet e tjera të jenë sikur të jenë “pro”, vendimi nuk miratohet. Vota e Holandës për të bllokuar negociatat i bën të pavlefshme votat pro të 27 vendeve të tjera. Por në këtë proces kundër, veç Holandës pritet të jetë Franca dhe Belgjika. Edhe pse çdo shqiptar nuk do të donte që procesi i integrimit të penalizohej, vendimi i djeshëm nuk është kundër Shqipërisë, por kundër qeverisë “Rama”. Në dokumentin e Holandës thuhet qartë se nuk janë bërë reformat e duhura në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Realizimi i këtyre dy kërkesave është detyrë e qeverisë dhe dështimi është përgjegjësi direkte e saj. Pak javë më parë, parlamenti i Holandës kërkoi në Komisionin Europian kthimin e vizave për Shqipërinë, duke renditur një sërë ankesash për krimin dhe numrin e madh të azilantëve shqiptarë në këtë vend. Këtë sinjal serioz nga Holanda, qeveria “Rama” jo vetëm e nënvleftësoi, por e përdori për luftë politike. Kryeministri Rama deklaroi se vendimi për vizat nuk lidhej me punën e qeverisë së tij, por me zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe fushatën elektorale të disa partive euro skeptike në Holandë. Por nëse politika holandeze do të ishte euro skeptike dhe kundër zgjerimit të BE, dje nuk do ishte votuar kundër vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë. Pra edhe kërkesa për rikthimin e  vizave dhe bllokimi i negociatave nuk lidhet me partitë kundër BE-së në Holandë, por me faktin se qeveria “Rama” nuk ka plotësuar asnjë kusht dhe Shqipëria po bën hapa pas.

Votimi i Holandës bashkë me negociatat rrëzon dhe mbështetjen e Komisionit Europian, të cilën Edi Rama e ka shitur si garanci për marrjen e negociatave. Vërejtjet e Holandës lidhen me krimin dhe korrupsionin. Të dyja këto çështje nga KE dhe konkretisht nga Presidenti i KE, Jane Clode Junker dhe nga komisionerja Federika Mogerini janë cilësuar si suksese të qeverisë “Rama”. Madje, dy ditë më parë Junker deklaroi se qeveria “Rama” është model në luftën kundër drogës, gjë që nuk ka njeri në botë që nuk e di se qeveria Rama është kampione e kanabisit dhe drogës. Këtë e ka thënë DASH dhe “Zëri Amerikës”, e së fundi edhe BILD.

Pra, fatkeqsisht, negociatat nuk do happen nga BE me vendin tonë. Do të mjaftonte vetëm kjo që kryeministrit të jepte dorëheqjen. A ka njeri të mençur dhe serioz PS-ja e Ramës që të ketë kurajon të flasë e të guxojë për t’i dalë kundër kryeministrit që po shkatërron jo vetëm negociatat, porse po çon vendin drejt luftës civile me 30 qershor? Pse nuk flet njeri në PS se dekreti i shfuqizimit nga Meta ishte “gomardare” shpëtimi për PS-në, por heshtin duke i bërë temena kryeministrit?

Qamil Xhani

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com