Nga Lirim Nezha:
E sfidoj rilindasin a socialistin me te guximshem te Orikumit qe t’i kujtoje Dritan Lelit premtimet e kater viteve me pare dhe te kerkoje shpjegime pse nuk eshte bere absolutisht asgje ne kete qytet ne kater vjet?
Me trimi le ta pyesi pse Orikumi ka vetem dy ore uje ne dite?
Pse ka kaq shume nderprerje energjie?
Pse nuk funksionon investimi gjigand i perpunimit te ujerave te zeza?
Pse nuk behet rrjeti i brendshem i ujesjellesit qe familjet dhe bizneset te furnizohen me uje?
Pse helmohen qytetaret dhe pushuesit nga mbetjet qe depozitohen ne lume?
Pse bulevardi kryesor i qytetit dhe qendra eshte pa ndricim?
Pse rruget dytesore mes pallateve jane totaliaht ne erresire dhe te pa shtruara?
Pse…?
Ka kaq shume pyetje me te cilat duhet te perballet Dritan Leli e per te cilat duhet gjetur nje socialist a rilindas t’i beje.
Jo pse nuk guxoj ta pyes vete,por e di se pyetja ime jo vetem qe nuk do te kete pergjigje,por do t’i jape fund takimit nese do te kete nje takim me popullin. Gjithsesi une nuk besoj se ai do kete guximin te perballet me popullin dhe ti shohi ne sy. E shumta takimet me rilindasit do i shkruaje si takime me popullin.
Dhe do t’i mbyte me propagande e do te shese per smerald qofte edhe nje dore suva apo ca ndricues qe ka vene se fundmi ne shetitore,pas kater vjetesh reagime.
Nuk do te kete kurre guximin te perballet me banoret e braktisur ne fatin e tyre.
Sepse eshte i vetmi kryebashkiak qe nuk ka guxuar kurre te beje nje shetitje neper qytet ,te takoje doren me njerezit e te degjoje shqetesimet e tyre.
Por ç’te degjoje me pare?











