InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Sa është numri ideal i fëmijëve, që i lumturon prindërit?

6 Qershor, 2019
in Artikuj, Lifestyle
A A
Sa është numri ideal i fëmijëve, që i lumturon prindërit?

Nga Joe Pinsker

Brajan Kaplan është një ekonomist, dhe një baba që ka reflektuar shumë mbi gëzimet dhe streset e të qënit prind. Kur e pyeta nëse ekziston një mumër ideal fëmijësh, nga këndvështrimi i mirëqenies së prindërve, ai dha një përgjigje tërësisht emocionale: ”Jam i tunduar t’ja filloj me përgjigjen evazive ekonomiste “Epo, ekziston një numër optimal sipas preferencave tuaja”.

Kur këmbëngula, ai u përgjigj: ”Nëse keni një nivel tipik gëzimi nga të pasurit fëmijë, dhe jeni gati t’i përshtateni prindërimit tuaj, atëherë unë them se përgjigja e duhur është 4”.

Katër, mund të ndodhë të jetë numri i fëmijëve që ka vetë Kaplan. Por, ka një arsyetim speficik, pse ky numër mund të zbatohet më në përgjithësi. Interpretimi i tij i hulumtimit mbi prindërimin, të cilin e përshkruan në librin e tij botuar në vitin 2011 “Arsyet egoiste për të bërë më shumë fëmijë”, është se shumë nga shpenzimet e prindërve për fëmijët- me shpresën për t’i ndihmuar ata të kenë sukses – duke i ngarkuar ata me programet jashtëshkollore, duke në shkolla private – nuk kontribuojnë shumë në të ardhurat e tyre të ardhshme apo lumturinë e tyre.

Pra, shumë prindër e bëjnë prindërimin të tmerrshëm, ndaj Kaplan sugjeron që duhet të rishohin qasjen e tyre për rritjen e fëmijëve, dhe më pas, nëse mund ta përballojnë, le të marrin në konsideratë pasjen e më shumë fëmijëve, sepse fëmijët mund të jenë argëtues dhe përmbushës.

Një numër studimesh, janë përpjekur të identifikojnë një numër ideal fëmijësh, që maksimizon lumturinë e prindërve.

Një studim në mesin e viteve 2000, tregoi se një fëmijë i dytë ose një i tretë, nuk i bënte prindërit më të lumtur. “Nëse doni të maksimizoni mirëqenien tuaj subjektive, duhet të ndaleni tek një fëmijë”- thoshte autori i studimit për “Psicology Today”. Ndërkohë një studim më i fundit në Evropë, zbuloi se 2 fëmije është numri magjik; të kesh më shumë fëmijë nuk i sjell më shumë gëzim prindërve.

Në Shtetet e Bashkuara, gati gjysma e të rriturve, e konsiderojnë 2-shin si numrin ideal të fëmijëve, sipas sondazheve të Gallup, me 3 fëmijë që preferohet nga 26 %. Dy fëmije, është opsioni më i preferuar në të gjithë Evropën. Ideali i dy fëmijëve, është një distancim i madh nga një gjysmë shekulli më parë.

Në vitin 1957, vetëm 20 % e amerikanëve thoshin se familja ideale nënkupton 2 ose më pak fëmijë, ndërsa 71 % shpreheshin se donin 3 ose më shumë. Në këtë ndryshim, një rol të madh ka luajtur ekonomia. Stiven Minc, historian në Universitetin e Teksasit, dhe autori i libri “Një histori e fëmijërisë amerikane”, thotë se ideali gjatë epokës “Baby Boom” ishte 4-5 fëmijë.

“Teksa ky numër u rrit, po kështu ndodhi edhe me koston e rritjes së fëmijëve. Dhe sa më shumë gra që hynë në tregun e punës, aq më shumë ato nisën të kenë një ndjenjë frustrimi në rritje, për zvogëlimin e numrit të lindjeve”- thotë ai. Por, kostot për rritjen e fëmijëve, nuk janë thjesht financiare.

“Si një prind që çmon shëndetin e tij mendor dhe fizik, unë do ta ndalesha tek 2 fëmijë, sepse këtë e dikton stili i ri i prindërimit intensive”- thotë Robert Krosnou, sociolog në Universitetin e Teksasit. Ai shtoi: ”Megjithatë jam i kënaqur, që prindërit e mi nuk menduan kështu, pasi unë jam i treti nga 3 fëmijët e familjes”.

Në të njëjtën kohë, me pasjen e vetëm një fëmije, prindërit nuk kanë mundësi të kenë të paktën një djalë dhe një vajzë – një marrëveshje që ata janë të prirur të preferojnë gjatë gjysmë shekullit. (Çiftet zakonisht kanë më shumë gjasa të ndalojnë së bëri fëmijë, pasi kanë një nga secila gjini).

Ndoshta kjo është një arsye tjetër pse numri 2 është kaq popullor – megjithëse në një periudhë afatgjatë, një studiues zbuloi se pasja e të dy fëmjëve vajza apo djem nuk ndikon në lumturinë e nënave, që dëshironin të kishin të paktën një nga secili. Por, shumë njerëz duan më shumë, ose më pak se dy fëmijë.

Por, në përgjithësi ajo çfarë është optimale, varet nga mosha, faza e jetës dhe përbërja e familjes – me fjalë të tjera, gjëra që janë subjekt i ndryshimit. Kaplan, beson se kur njerëzit mendojnë për fëmijët, ata priren të fokusohen tek vitet e para të prindërimit – stresin dhe privimin nga gjumi.

Por, ata nënvlerësojnë faktin se si do të jetë jeta familjare, kur fëmijët e tyre të jenë 25 ose 50 vjeç. Prindërit, mund të vendosin që një numër i caktuar fëmijësh, do të maksimizojnë lumturinë e tyre, por ç’mund të themi për lumturinë e vetë fëmijëve?

A ka një numër optimal të vëllezërve dhe motrave? Në përgjithësi, gjykuar nga bisedat e vetë fëmijëve, marrëdhëniet mes vëllezërve të motrave kanë tendencë të jenë pozitive. Në fakt, ka dëshmi se pasja e vëllezërve dhe motrave, përmirësojnë aftësitë sociale të fëmijëve të vegjël, dhe se marrëdhëniet e mira midis vëllezërve të rritur në moshë më të vjetër, janë të lidhura me një shëndet më të mirë.

Megjithatë, ekziston një rezultat më pak i mirë: Sa më shumë vëllezër dhe motra të kenë fëmijët, aq më pak kanë gjasa që të arsimohen si duhet. Studiuesit kanë debatuar për dekada të tëra nëse këtu hyn në lojë “loja e burimeve” – ideja që kur vjen puna që prindërit duhet të ndajnë burimet e tyre në mesin e më shumë fëmijëve, çdo fëmije i takon më pak. Por, kjo teori nuk mbështetet shumë në fakte, sidomos pasi është vënë re se fëmijët me një vëlla, kanë prirjen të shkollohen më shumë sesa fëmijët e vetëm.

Marrë me shkurtime nga “The Atlantic” – Bota.al

Të Lidhura

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com