Gazeta e njohur gjermane “BILD” ka publikuar sot një seri përgjimesh të reja mes Astrit Avdylajn, kreun e bandës kriminale të Shijakut, kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, si dhe me zyrtarë të Partisë Socialiste.
Në këto përgjime flitet për shit-blerjet e votave në zgjedhjet e 2017-ës ndërsa Astrit Avdylaj duke i kërkuar Ivo Doçit, drejtorit të UKD, listën e punonjësve, sipas tij që janë mbështetës të PD, të cilëve përmes presionit të vendit të punës duhet të votojnë për PS.
KETU gjeni pergjimin audio
Përgjimet:
Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia cove?
Drejtori i UKD: Astrito si je?
Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër
Drejtori i UKD: I kam nda unë i ke gati komplet i kam bërë më parë
Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirrë që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia
Drejtori i UKD: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë
Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë se duhet
Drejtori i UKD Patjetër
Avdylaj: Mirë pra, na fal
Drejtori i UKD: Ca thu mo burrë, natën…
