InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NARCISTI I PELLGUT TË LETRAVE

5 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga, Elton Lleshi

Narcisi i famshëm, i dashuruar me pamjen e vet në sipërfaqen e pellgut të ujit, sipas një varianti, qëndroi i palëvizur nga aty deri në vdekje, pa dëgjuar as thirrjet e atyre që nuk e donin e as lutjet e atyre që e donin. Sipas një varianti tjetër, në përpjekjen e tij për të arritur pasqyrimin e vetes së dashuruar, u mbyt në ujë. Ky është pak a shumë miti që përjetësoi gjendjen psikike të individit, i cili vuan nga dashuria e sëmurë e mbivlerësimi i vetvetes, të quajtur narcisizëm.

Narcisizmi është një çrregullim personaliteti, me shumë pasoja për ato që e mbartin dhe për ato me të cilët personi narcistik ndan marrëdhëniet familjare, sociale e të punës. As më shumë e as më pak, Rama me letrat e tij, por dhe në të gjithë harkun kohor të qenurit tij në aktivitet politik, përshfaqet qartazi si një narcist i sëmurë, i pandreqshëm. Pavarësisht se letrat e tij kanë një adresim formal, ato nuk i drejtohen Bashës. I drejtohen vetë Ramës. Ose thënë me gjuhën e mitit, Rama qëndron para letrave të tij pellg, i dashuruar me atë që shkruan për veten, i ulur përballë pa lëvizur. I betuar deri në vdekje. Rama i shkruan Ramës së pasqyruar. Në ndryshim nga miti, uji nuk del nga burimi, por është i kënetës që vetë Rama ka krijuar në këto vite. Çrregullimi i personalitetit, e bën atë ta paraqesë veten me nota të thekshme dashurore në një delirim total.

Prandaj ai midis rreshtave e letrave e sheh dhe e përshkruan veten si të pafajshëm, duke qenë delinkuent. Të qashtër, duke qenë i pisët. Që nuk ka blerë, vjedhur e ka grabitur vota, ndërkohë që është kapur në përgjime. Që nuk ka bërë deputetë kriminelë e trafikantë, ndërkohë që është e provuar. Që nuk ka mbjellë korrupsion, krim, varfëri, padrejtësi, papunësi, emigracion, kanabis, koncesione e injorancë, ndërkohë që është faktuar. Që nuk ka përdorur dhunë për të marrë e mbrojtur pushtetin, ndërkohë që dihet rruga me të cilën ai erdhi në pushtet dhe me të cilën mban pushtetin. Që nuk ka burgosur njerëz të pafajshëm, të cilët luftojnë për një copë bukë. Që nuk është bërë njësh me bandat e që nuk qeveris gangsterisht bashkë me to, ndërkohë që këto i bën hapur në mes të ditës.

Madje hiqet si i fortë, politikan vizionar, i besës, kur është shfaqur para botës krejt i kundërt, meskin, i batutës bosh dhe tradhtar i çdo gjëje me vlerë. Narcisizmi i tij, në serinë e letrave që priten të shumohen është i plotë. Por për të kuptuar më mirë gjendjen narcistike të Ramës, na vijnë në ndihmë përcaktimet shkencore, të cilat lehtësisht kushdo mund t’i ballafaqojë me përmbajtjen e letrave. Sipas neuropsikiatrisë, “çrregullimi i personalitetit narcistik, është një gjendje mendore në të cilën njerëzit kanë një ndjenjë të fryrë për rëndësinë e tyre, një nevojë të thellë për vëmendje dhe admirim të tepruar, marrëdhënie të trazuara dhe mungesë ndjeshmërie për të tjerët.

Por prapa kësaj maske besimi ekstrem, gjendet një vetëvlerësim i brishtë që është i prekshëm ndaj kritikave dhe më të vogla”. Ky përkufizim ngjan si dy pika ujë me sjelljen e Ramës. Po nuk mbaron me kaq. Shenjat dhe simptomat e shfaqura nga Rama, e përforcojnë më shumë gjendjen e tij të rënduar. Njerëzit me çrregullim narcistik, kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të vetë rëndësisë. Rama e quan veten qendra e botës. Ngulmojnë që vetëm ata kanë të drejtë dhe kërkojnë admirim të vazhdueshëm dhe të tepruar. Rama investon pa pushim në këtë drejtim. Kërkojnë që të njihen si superiorë edhe pa ndonjë arritje që e justifikon.

Në të gjitha daljet Rama këtë kërkon. Ekzagjerojnë arritjet dhe talentet personale. Zhvillojnë fantazitë për suksesin, fuqinë, shkëlqimin. Rama shitet si artist me famë dhe njeri me suksese pa fund. Besojnë se qëndrojnë më lartë se njerëzit e zakonshëm dhe mund të shoqërohen vetëm me njerëz të veçantë. Lideri global vdes ta quajnë të tillë. Monopolizojnë bisedat dhe përçmojnë njerëzit e thjeshtë të cilët ata i perceptojnë si inferiore. Talljet që Rama i bën njerëzve të thjeshtë e dëshmojnë një gjë të tillë. Përfitojnë nga të tjerët, për të marrë atë që duan. Kanë një paaftësi ose mosgatishmëri për të njohur nevojat dhe kërkesat e të tjerëve.

Grabitja dhe shpërfillja janë cilësi e Ramës. Janë ziliqarë ndaj të tjerëve dhe besojnë se të tjerët i kanë zili. Sillen dhe janë arrogantë. Këmbëngulin që të kenë patjetër më të mirën nga çdo gjë, p.sh makinën ose zyrën më të mirë. Rama është plotësisht i tillë. Në të njëjtën kohë, njerëzit me çrregullime narcistike të personalitetit, kanë vështirësi në trajtimin e çdo gjëje që e konsiderojnë kritikë dhe mund të bëhen agresive ndaj çdo kritike. Bëhen të padurueshëm ose të zemëruar kur nuk marrin trajtim të veçantë. Kanë probleme të rënda ndërpersonale.

Reagojnë me zemërim, ose përbuzje dhe përpiqen të nënvlerësojnë personin tjetër, për ta bërë veten të duken më të lartë. Kanë ndjenja sekrete të pasigurisë, paturpësisë dhe poshtërimit. Të gjitha këto simptoma i gjen qartazi në letrat e tij dhe në veprimtarinë e tij politike. Narcisti modern qëndron para pellgut të letrave të tij, sikurse ai i mitit para pellgut të ujit, duke admiruar veten.

Vetëm shkulja nga aty, e shpëton.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com