Kur xhirohej një film” është një nga filmat shqiptar më të pëlqyer. Por ajo që nuk dinim është se ky film është bazuar në jetën e vërtetë të aktorit shumë të dashur Herion Mustafaraj.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” aktori ka treguar më shumë detaje rreth jetës së tij private si dhe divorcin e prindërve të tij që u bë skenari i një filmi.
‘Teta Xhano e ka shprehur atë gjithmonë edhe në kujtimet e veta që këtë film e ka frymëzim nga jeta e një aktori, shpesh herë ka thënë edhe emrin tim, por duke mos dashur të më verë në siklet, atë kohë nuk e përmendi që është Herioni, por familjes time sigurisht i mori leje, sepse kishim xhiruar tre filma bashkë me të, dhe ajo më njihte shumë mirë.

Ato të shtëpisë thanë: ‘Dakord Xhano, patjetër’. Unë ndjeva krenari të madhe, mendoja sa vetë mund të ishin që është bërë një film për ta, Skënderbeu një, unë dy, s’njoh ndonjë tjetër’, shprehet Herioni me batutë”- ka rrëfyer aktori.
