InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Analiza/ Pesë gafat e Edi Ramës në “Opinion”

17 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A

Edi Rama ka debatuar të enjten në mbrëmje për 2 30 minuta në emisionin e Blendi Fevziut. Lapsi.al e ka ndjekur duke nënvizuar pesë gafat e tij më të mëdha në këtë përballje

1-Në fund të emisionit Blendi Fevziu i citoi kryeministrit një kërkesë të Sali Berishës: “Le të bëjë testin e drogës si presidenti i Ukrahinës dhe nëse del i pastër, unë i tërheq të gjitha akuzat për të”.

Në vend të përgjigjej me po, jo ose ta injoronte si shumë pyetje të tjera, Edi Rama pranoi një gjë që e kishte kundërshtuar gjithmonë, vettingun e politikanëve për të Berishën dhe çiftin Meta. Pra me këtë dredhim inkoshient ai demostroi se më shumë i trembet testit të drogës, sesa skanimit të pronave dhe pasurive familjare.

2- Edi Rama i gjendur në vështirësi nga deklarata që lexoi Blerina Gjylamenti për blerjen me para në dorë të gazetarit të Bild, Peter Tiede,  që bëri artikullin që e quante regjimin e tij si gangster, kryeministri tha se i kishte tërhequr veshin asaj për këto akuza. Me një fjalë ai na bëri të besojmë se deputetët akoma vazhdojnë të flasin në kokë të vet nga tribuna e PS. Së dyti ai i tregoi ndjekësve të tij se pasi i vë të akuzojnë nuk i mbron duke i lënë mbi shpinë barrën e shpikjeve që ka frymëzuar vetë.

3 – Kur gazetari Andi Tela e pyeti kryeministrin se si ka mundësi që e ka ndryshuar tre herë datën e shpallur publikisht për përfundimin e rrugës së Elbasanit, që po bëhet legjendë e një qeverisje jo efikase, pasi Rama vetë ka thënë një herë do të përfundojë në fund të 2018, një herë në mars të 2019 dhe pastaj në 17 maj, ai u përgjigj se projekti i saj është bërë aq keq, sa afatet janë të parashikueshme. “Për herë del nga ndonjë gjë e re sa edhe firma që po punon nuk mund të fajësohet për afatet” tha ai. Po atëhere ka një pyetje të thjeshtë: Pse kur qenka situatë kaq tragjike dhe kaq e paparashikueshme Rama me gojën e tij ka dhënë vetë tre afate të rreme?

4 –Gazetari Mentor Kikia i parashtroi shefit të qeverisë hamendësimin se mos marrëveshja e ndryshimit të kufijve kishte mbrapa Xhorxh Sorosin. Përgjigjja e tij qe qesharake: “Ju jeni edukuar me filmat e komunizmit prandaj në kokat tuaja gëlojnë shumë teori konspirative”.

Ideja se Soros apo i biri i miliadrerit spekulant mund ta ketë mbështetur idenë e coptimit të Kosovës nuk është e re. Askush nuk mund të vërë bast për vërtetësinë e saj, apo për të kundërtën. Në këtë kuptim Rama mund të ketë të drejtë se ajo mund të jetë edhe thjeshtë një teori konspirative. Por të thuash se teoritë konspirative anti Soros, që gëlojnë tek të gjithë konspiracionistët e botës, madje nga Trumpi deri tek Orbani, qenkan fabrikimie të Kinostudios Shqipëria e Re, në rastin më të mirë demostron një injorancë ulëritëse të një njeriu që nuk ka lexuar asgjë më shumë sesa personazhe si Sami Ameni që skiconte Neshat Tozaj.

5- Rama edhe sot në Opinion përsëriti fabulën se Ramush Haredinaj është një gënjeshtar për sa i përket peresionit të bërë në Berlin për taksën e Kosovës dhe po ashtu i qëndroi versionit se të gjithë kritikët që i thonë Hashim Thaçit tradhëtar janë gomerë. Natyrisht është e drejta e tij të mbajë qëndrimet që do me këdo, por me aleancat që ka zgjedhur duke u armiqësuar me Haredinajn dhe duke mos zbutur pozicionet me LDK, që herën e fundit i bojkotoi parlamentin, ai po bëhet kryeministri i parë i Shqipërisë që ka krijuar ndarje kaq të theksuar në Kosovë. Ai është bërë palë dhe po e humbet dita ditës mundësinë për të qenë një faktot përbashkues, siç bëri dikur me politikanët e Maqedonisë. Në “Opinion”, këtë të enjte, hodhi edhe një hap të sigurtë në rrugën e këtij dështimi. ©Lapsi.al

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com