Një avion i dyshimtë bëri xhiron e rrjeteve sociale, pasi u pa i vendosur në brigjet e Drimadhesit, Himarë.
Për këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Vlorës e cila sqaron se nuk kemi të bëjmë me avion të paligjshëm.
“Ditën e sotme një avion, i cili ndodhej në brigjet e Drimadhesit, Himarë krijoi konfuzion në media, ku shumë prej tyre e lidhën rastin e sotmëm me atë të rënies së avionit në Divjakë, disa vite më parë.
Avioni është vendosur nga pronari i një hoteli thjesht për turizëm”, sqarojnë burimet zyrtare.
Ndërkohë, mjeti fluturues nuk ka një pjesë të elementëve të tij, si motori.