InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha: Presidenti Thaçi njeriu më i rrezikshëm për Kosovën, pas Millosheviçit

29 Prill, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Berisha: Presidenti Thaçi njeriu më i rrezikshëm për Kosovën, pas Millosheviçit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza kundrejt Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e cilësuar si një ndër personat më të rrezikshëm për kombin shqiptar.

I ftuar në rtv21 Kosovë, Berisha ka komentuar planin për ndarjen e Kosovës dhe akuzat ia ka drejtuar Thaçit dhe kryeministrit Rama. Sipas Berishës, Rama, Thaçi e Baton Haxhiu po punojnë së bashku për interesat e Serbisë.

Pyetje: Me Presidentin Hashim Thaçi çfarë marrëdhënie ke më të?

Berisha: Unë nuk kam asnjë problem me asnjë. Millosheviçi ishte një armik i egër në çdo aspekt; në aspekt kombëtar, personal, në çdo gjë dhe në momentin kur e arrestuan unë thashë një armik i egër mori vendin që meriton.

“Argati” në fjalë përbën, pas “Zografit” (Jorgo Zografi) që shpalli Vorioepirin, njeriun më të rrezikshëm të Kombit Shqiptar, dhe atë që ai po i bën Kosovës me Baton Stanishiçin, që është shefi i tij.

Nuk ka gjë më tragjike sesa kur shikoj që fushatën për copëtimin e Kosovës e merr një njeri që gjithë Kosova e di që është bir shpirtëror i Stanishiçit. Në këtë kontekst unë i konsideroj ata një rrezik të jashtëzakonshëm kombëtar, me pabesinë e tyre të plotë, sepse askush nuk është kundër marrëveshjes.

Deri në vitin 2013 gjithçka ishte transparente, publike dhe mbështetej nga publiku.

Këta kaluan me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, në bisedime sekrete, dhe e trajtuan Kosovën sikur të ishin arat e etërve të tyre.

Dhe pasi formuluan marrëveshje dhe harta në mënyrën më të fshehtë nxorën kokën dhe dilnin ditë për ditë në konferenca për shtyp në një fushatë agresive e dirigjuar e tëra nga Beogradi, për copëtimin e Kosovës, për fajësimin e Kosovës, për krijimin e një përshtypje keqbërëse, kauzë ndjellëse, në një fushatë në të cilën Kosovën e shtrinë në tavolinën e operacionit, i futën kazmën në themel të pavarësisë, në dokumentin Ahtisari, në vendimin e Gjykatës së Hagës, në marrëveshjet e arritura deri në vitin 2013 dhe dolën tani se Kosova i paska borxhe territore Serbisë.

Të neveritshëm me pabesinë, filluan të llomotisnin pseudoargumente antihistorike, mashtrime, ku natyrisht gjetën një përkrahje. Nëse përfaqësuesi ynë më i lartë del dhe thotë se nuk është ky plani i Serbisë së Madhe, të cilën e kishin hedhur poshtë komuniteti ndërkombëtar sa herë dilte, por thotë se Prishtina e mendon këtë, atëherë pse Prishtina e mendon një plan të tillë.

Ç’të drejtë kam unë të akuzoj Beogradin se ky qenka plani i tyre. Së dyti. Është normale që siç ka serbofilë të ketë edhe shqiptarofilë. Së treti. Transaksionet janë sot një ligj madhor i kësaj botë. Pra të gjithë këta faktorë së bashku bënë që këto ide të çelë fole në Bruksel.

Ata që e promovuan, filoserbë të papërmbajtur, menduan se erdhi koha për të marrë çmimin Nobel. Me kë? Me Vuçiçin dhe ‘Argatin’ e tij në Prishtinë, Thaçin, paçka se Vuçiç është një Millosheviç me ideologjinë e Çubriloçivit, me ideologun e Serbomavisë minus doktrinën komuniste.”.

Berisha sulmoi direkt Presidentin kosovar Thaçi si njeri që po copëton tokat shqiptare në favor të ruajtjes se vetes nga Gjykata Speciale dhe loja për të marrë Çmimin NOBEL, sikur po stabilizon Ballkanin Perendimor. Por në të vertetë po jep toka shqiptare në këmbim të pazarit me Presidentin serb Vuçiç.

Të Lidhura

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com