InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Siguria e aeroportit, çfarë deklaronte drejtori i Aviacionit Civil

12 Prill, 2019
in Aktualitet, InfoPress
A A
Siguria e aeroportit, çfarë deklaronte drejtori i Aviacionit Civil

A ka dështuar kompania koncesionare ICTS Albania në lidhje me grabitjen e Rinasit. Akuzat e qeverisë janë në drejtim të kopanisë.

Por çfarë ka dhënë drejtori i Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri disa muaj më parë për kompaninë ICTS Albania që merret me sigurinë brenda aeroportit.

Grabitësit e aeroportit të Rinasit kanë pasur informacion të detajuar për transportin e parave.

Ata dinin saktësisht oraret se kur blindat me para do të mbërrinin në aeroport, ku shumat monetare të tre bankave në Shqipëri do të transportoheshin drejt Austrisë.

Pjesë nga deklarata
Siç mund të jeni në dijeni, sistemi i sigurisë̈ së aviacionit civil në Shqipëri u godit rëndë në ngjarjen e datës 30 qershor 2016, kur një grup i armatosur arriti të hyjë me automjet në pistë dhe të grabis nën kërcënimin e armëve një sasi të konsiderueshme valute dhe të largohet pa u dëmtuar. Të tjera ngjarje dhe incidente të sigurisë̈ që janë evidentuar kohë pas kohe (2017-2018) dhe që janë bërë objekt i hetimeve të sigurisë nga ana e AAC, kanë të bëjnë me depërtimin e paautorizuar të disa personave në rrethimin e aeroportit, apo pasagjerë problematik të cilët shpesh kanë rrefuzuar direktivat e agjentëve të sigurisë në Rinas për ndjekjen e procedurave të duhura të skanimit dhe kalimit të kontrolleve të sigurisë.

Një nga problemet kryesore që evidentohet letshëm në këto 14 vjet manaxhim të aeroportit, është mungesa thuajse e dukshme tashmë e plotësimit të të gjithë komponentëve të sistemit të manaxhimit të aviacionit dhe këtu e kam fjalën jo vetëm për punën në letra, të raporteve të auditeve dhe mbylljen e gjetjeve të tyre, por shkuarja deri në fund e arsyeve të dështimit në disa raste të sistemit të sigurisë. Në masat e marra nga ne si autoritet mbikqyrës, nuk ka pasur ndonjëherë përshkallëzim të masave me gjobë apo revokim të autorizimeve apo certifikatave të dhëna për personelin e sigurisë, e jo më diskutime për masa më të rënda, si pjesë e mekanizmave përmirësues të sistemit dhe jo me qëllim parësor penalizimin.

Periudha e punëve vetëm me raporte gjetjesh dhe mbyllje gjetjesh, të ngelura vetëm në letra, përgjatë këtij viti ka marrë fund, ku në mirëkuptim me palët është përmirësuar sistemi i mbikëqyrjes dhe marrjes së masave, në të mirë të përmirësimit dhe ruajtjes së standardit të vendosur nga ana e operatorit. Për Autoritetin e Aviacionit Civil është e papranueshme dhe e pakuptueshme tejkalimi i çdo afati të arsyeshëm për organizimin e një ushtrim sigurie apo edhe finalizimin e ri-firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me policinë e shtetit.

Duke e vlerësuar për një ndjeshmëri të lartë të publikut, AAC është e angazhuar dhe insiston, që të punohet sistematikisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, jo vetëm ndërmjet subjekteve që kanë përgjegjësi direkte për zbatimin e masave të sigurisë së aviacionit, sipas përcaktimeve të Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit, por edhe nga subjektet e tjera që janë të lidhura në mënyrë indirekte për veprimtaritë që kryhen në aeroport.

Ka ardhur koha e veprimeve konkrete dhe metodologjia e përdorur duhet të jetë vetëm ajo e analizës së rrënjëve të problemeve (root cause analysis), pa limite dhe kufizime për veprimet e duhura për përmirësimin definitiv të sistemit tonë të sigurisë në aviacion. Të mirëpritura janë fondet e harxhuara për trajnimit e personelit të sigurisë së aviacionit civil (përfshirë dhe ato të ICTS Albania) dhe rritjes së pagave dhe përdorimi i stimujve për më të mirët. Të mirëpritura janë

edhe investimet për përmirësimin e masave dhe procedurave, standardeve operacionale, apo ato për blerjen e pajisjeve të sigurisë. Autoriteti i Aviacionit Civil mirëpret iniciativat për analizimin në detaj të faktorëve që mund të ndikojnë në ruajtjen e standardit të duhur të punës në këtë fushë kritike, përfshi këtu analizën e faktorëve të të ardhurave dhe shpenzimeve për sigurinë̈, një çështje midis Aeroportit dhe ICTS, dhe jemi të gatshëm të jemi ndërmjetës të kaësaj tryeze diskutimesh./

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026
Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com