Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pukë. Një shtëpi është djegur duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg. Banesa është përfshirë nga flakët në orën 02:00 të kësaj të hëne. Ndërkohë nga zjarri kanë mbetur të lënduar edhe fëmijët e çiftit.