InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

FOTO/Rike Roçi ndahet nga I dashuri pas 10-vitesh dhe zbulon cilit politikan i ka vënë syrin …

6 Prill, 2019
in Lajme, Show Biz
A A
FOTO/Rike Roçi ndahet nga I dashuri pas 10-vitesh dhe zbulon cilit politikan i ka vënë syrin …

Prej disa ditësh, në media qarkulloi një foto e ish-lojtares së “Big Brother” Rike Roçit, e publikuar në rrjete sociale, ku ajo prezantonte fiksimin e saj dhe tregonte se kishte rënë në dashuri më një djalë shtatlartë, pa i zbuluar emrin.

rike

Teksa të gjithë menduam se ai ishte i dashuri, në fakt, u mësua se djali në fjalë ishte presidenti i Lëvizjes “5 Stelle” dhe zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi di Maio.

“Eh, kam rënë në dashuri”, shkruante Rike krahas fotos së tij, ku politikani 32-vjeçar shfaqej i veshur sport gjatë një ecjeje relaksuese në breg të detit, duke lënë të kuptohej se fotografja në këtë rast kishte qenë vetë Rike.

RIKE1

Nuk vonoi shumë dhe ajo e fshiu postimin në “Instagram”, duke ngritur edhe më shumë dyshimet rreth një historie të komplikuar dhe që s’i kishte ardhur momenti për t’u zbuluar.

E mirëmenduar apo jo, Rike kështu po u jepte ndjekësve dy lajme në një ditë nga jeta e saj private; së pari, faktoi ndarjen nga i fejuari muzikant prej një dekade, Dj-i italian Luca Binatti dhe, së dyti, shprehu ndjenjat për një tjetër djalë italian, por kësaj here të një rangu të lartë; një politikan të ri, sharmant dhe të pasur.

rike1

Dhe këtë histori vetë tifozja seksi më e famshme në Itali e ndezi më shumë në rrjetet sociale. Pak ditë më vonë, teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në “Instastory”, dikush e pyeti nëse ajo është e fejuar. Dhe Rike u përgjigj: “Po, me atë… por ai akoma nuk e di”, shoqëruar me foton e politikanit italian që i ka rrëmbyer zemrën, kësaj here duke zbuluar dhe emrin Luigi di Maio, gjatë një mbledhjeje qeverie.

Sipas komentuesve, ky mund të jetë një fiksim i Rikes, por edhe një realitet, nëse u referohemi historive të politikanëve italianë gjithmonë të komentuar për lidhjet intime me modelet apo vajzat e ekranit.

rike-1

Në rastin e Rikes nuk është çudi, përderisa ajo mori famë të shpejtë në gjithë Italinë, si tifoja seksi e “Euro 2016”. Pasi fotot e saj dhe Irid Oxës me dekoltetë bombastike bënë xhiron e botës, Rike mori shumë ftesa për të qenë e ftuar në emisionet më të ndjekura të Italisë, ku flitej për sportin.

rike-roci-2-780x439_1466149679-5331851

Natyrisht që në ato panele përveç futbollistëve, mund të ketë tërhequr edhe vëmendjen e politikanëve që kanë po ashtu të njëjtin pasion, edhe për futbollin e femrat e bukura. Le të shohim nëse kjo është fantazia e Rikes që do të bëhet realitet, apo realiteti i një lidhjeje sekrete fantastike.

Kujtojmë që Di Maio është konsideruar nga media si “Toyboy” i politikës italiane, referuar historisë së tij të dashurisë me Silvia Virgulti, eksperten e komunikimit, 10 vite më të madhe në moshë. Ndërkohë që për Silvian ka folur ai në media, duke mos e konsideruar aspak problem diferencën e moshës, për të flet Rike.

rike1

Ish-lojtarja e “Big Brother” ndodhej në Shqipëri gjatë muajit mars, ku postoi fotot e para me bikini, ende pa u shpallur i hapur sezoni i ri turistik. Sa i përket karrierës në Itali, ajo tashmë i ka hyrë kinemasë, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Ajo është duke punuar me regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët e zgjodhën për projektet e tyre. Le të presim nëse mes saj dhe politikanit do të ketë një histori të denjë për t’u bërë film.

rike
rike1
rike
rike1

PANORAMA PLUS

Të Lidhura

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!
Show Biz

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!

16 Qershor, 2026
“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026
15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026
Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026
Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026
Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com