InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Çikagoja zgjedh kryebashkiaken e parë afrikano-amerikane

4 Prill, 2019
in Bota, Lajme
A A
Çikagoja zgjedh kryebashkiaken e parë afrikano-amerikane

Çikagoja ka zgjedhur kryebashkiaken e parë afrikano-amerikane, Lori Lightfoot, një politikane homoseksuale, e cila po premton të ndërmarrë reforma në një qytet të goditur nga krimi dhe problemet buxhetore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan njofton se zonja Lightfoot fitoi me një epërsi të madhe, prej gati 50 pikësh ndaj kundërshtares së saj politike, Toni Preckwinkle.

Të dy kandidatët, Lori Lightfoot dhe Toni Preckwinkle, janë gra afrikano-amerikane.

Fituesja e zgjedhjeve, 56-vjeçarja Lightfoot, u premtoi mbështetësve të saj një drejtim të ri për qytetin e tretë më të madh të Amerikës.

“Sot, ju arritët të bëni jo vetëm histori, por gjithashtu krijuat një lëvizje për ndryshim”.

Rivalja e saj 72-vjeçarje është shefe ekzekutive e kontesë Kuk, që është pjesë e Çikagos.

Votuesit e uritur për ndryshim mbështetën zonjën Lightfoot.

“Jam gati për ardhjen e një drejtuesi të ri, me ide të reja për qytetin”, thotë Marcia Lewis, mbështetëse e kryebashkiakes së zgjedhur të Çikagos.

Çikagoja pati më shumë se 550 vrasje vitin e kaluar, një rënie në krahasim me dy vitet e mëparshme, por më shumë se Los Anxhelosi dhe Nju Jorku së bashku. Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar departamentin e policisë në Çikago për përdorim të tepruar të forcës dhe për njëanshmëri racore.

Duke marrë parasysh që dhuna me armë nxitet nga tregtia e drogës dhe pabarazia racore, një analiste thotë se Çikagoja është vërtet një qytet i ndarë në dy pjesë mjaft të dallueshme.

“Në njërën anë është qendra e bukur dhe lagjet shumë të pasura dhe të sigurta të qytetit, ndërsa në anën tjetër janë lagjet që përballen me shumë vështirësi dhe ndarje ekstreme dhe të vazhdueshme racore që ka qenë trashëgimia e Çikagos”, thotë Constance Mixon e kolegjit Elmhurst.

Çikagoja është një qytet ku dominojnë demokratët. Ish-presidenti Barak Obama e filloi karrierën e tij politike në këtë qytet.

Shefi i tij i personelit në Shtëpinë se Bardhë, Rahm Emanuel, ka qenë kryetar i bashkisë që nga viti 2011.

Sot, pakicat dominojnë, por një tjetër analiste thotë se zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me racën.

“Është e vështirë të mos mendosh se qyteti dhe udhëheqësit e tij na kanë kthyer shpinën. Kështu që zgjedhja e dikujt tjetër që të ngjan ty, nuk do të thotë se do të punojë për ty”, thotë konsulentja Delmarie Cobb.

Kandidatja që humbi u zotua se do ta mbështesë fituesen.

“Jo shumë kohë më parë, konkurrimi i dy grave afrikano-amerikane për këtë pozitë do të ishte i paimagjinueshëm. Edhe pse mund të jetë e vërtetë që ne kemi ndjekur rrugë të ndryshme për të arritur këtu, sonte duhet të përqëndrohemi në rrugën që na çon përpara”.

Kryebashkiaken e re e pret një punë e madhe për trajtimin e sfidave të shumta të qytetit./VOA

Të Lidhura

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026
Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026
“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

TË FUNDIT

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias
Sport

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com