E rëndë, çifti që humbi jetën në Dibër la jetimë 4 fëmijë…

Mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti automobolistik humbën jetën Gentian dhe Klodiana Karazajmi, dy prindër të rinj në moshë.

Tragjedia për familjen dibrane bëhet edhe më e rëndë, kur mendon se çifti kishte 4 fëmijë të mitur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, i cili duket se ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës që solli më pas edhe përplasjen e motorit ku udhëtonte çifti me një automjet.

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi,  shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”, tha policia.