InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Koha e monstrave dhe dallkaukëve….!

27 Shkurt, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Albina Deda: Edi Rama te konsiderohet pushtues i shqiptareve!

Koment nga Albina Deda

Ky eshte nje shkrim bastard si vete autori i saj Hidajet Beqiri.
Nje komunist fanatik,i cili si kryetar Gjykate i diktatures u denua se vodhi pensionin e nje plake ne Kruje.
Ka 30 vite qe derdellit per “Kombin”nderkohe qe eshte denuar penalisht 3 here ne keto vite.
-U denua si hajdut e mitmarres i 
70 000 euro. 
-U denua per shpifje
-U ekstradua dhe u denua nga nje vend perendimor si njeri me prirje e nxitje terroriste.
Dhe pikerisht ky funderine e Sigurimit te Shtetit merr guxim dhe helmon me shpifje banale lexuesin.
Ju njerez te vegjel qe mendoni te mbijetoni poshtersisht duke shpifur per dr.Berishen jeni po aq te vegjel sa morrat.
Sali Berisha do ngelet perjete ne pjesen me brilante te historise sone kombetare si burre-shteti i perkushtuar ndaj lirise dhe demokracise nacionale qe monstra ordinere te genit tuaj te shemtuar e kane dhunuar per 50 vjet.
Rusia e Moska jane destinacioni juaj Bolshevik dhe i gjithe kloneve qe fatkeqesisht sot kane okupuar pushtetin por shpejt do marrin rrugen qe mori 28 vite me pare monumenti i babait tuaj shpirteror!

Ja shkrimi që ka nxitur reagimin e ish-deputetes për të bërë komentin e mësipërm:

Berisha urdhëroi djegien e mandateve si kompensim të dhënies së azilit në Moskë…

Postuar: 27/02/2019 – 13:44

Berisha, familja e tij dhe disa bashkëpunëtorë të afërt të tij kanë probleme të rënda dhe tepër serioze me drejtësinë që po reformohet në Shqipëri. Krimet që ai, familjarët e tij dhe bashkëpunëtorët e afërt kanë kryer kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve janë tmerrësisht të rënda, të papërshkrueshme dhe me masa dënimi të tilla, sa burgimi i përjetshëm pritet tu jepet disa herë.

Mbi Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij rëndojnë shumë krime, kryesisht vrasje me motive hakmarrje politike, krime kundër njerëzimit, krime kundër rendit kushtetues, shkatërrime dhe djegie katastrofale të pasurive kombëtare, grabitje dhe akte të rënda korrupsioni, pasurim të tejskajshëm, duke u bërë supermiliarder përmes grabitjeve masive të pasurive kombëtare, të bankave dhe deri të rezervave të floririt.

Sapo u krijua KLGJ dhe KLP, Berisha i tmerruar se pas tyre u hapej rruga e veprimit SPAK dhe BKH, vrapoi me emisarët e vet për të kërkuar “imunitet”, si herët e tjera, te SHBA. Mirëpo ndryshe nga sa ju afrua në vitin 1997, në vitin 1998 dhe në vitin 2011, këtë radhë SHBA dhe BE i bënë të qartë Berishës dhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me të në krime se koha e të pandëshkueshmëve në Shqipëri, ka mbaruar. Pas ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ju hap rruga reformës së thellë në drejtësi, askush nuk ka më imunitet nga krimi, askush nuk mund të bëhet “antiplumb” për të shpëtuar nga prangat dhe burgimi i merituar i të gjithë atyre politikanëve, me Berishën në krye, që e kanë vrarë, e kanë vjedhur, e kanë përdhunuar, e kanë shkatërruar deri në vdekje klinike Shqipërinë dhe shqiptarët.

I ndodhur “zbuluar” Berisha vrapoi te rusët e Putinit.

Me ndihmën e drejtpërdrejtë të Mira Markoviçit, bashkëshortes së Sllobodan Millosheviçit, e cila trajtohet familjarisht prej Putinit në Rusi sikur të ishte një careshë, Sali Berishës ju afrua marrja në mbrojtje dhe garancia për azil politik me trajtim special në Moskë, përkundrejt një shërbimi të panegociueshëm. Berisha duhet të pengonte me çdo mjet dhe kusht marrjen e datës së negociatave të Shqipërisë në qershor të këtij viti për t’u pranuar në BE. Nga ana tjetër, Berisha duhet të bënte brenda Shqipërisë një destabilizim të tillë, sa t’u jepej një “mësim” SHBA dhe BE se stabiliteti i Ballkanit, deri në Adriatik, është në duart e Rusisë… Skenari i ardhur nga Rusia në duart e Berishës ishte i prerë. Si “rrufe në qiell të hapur” opozita shqiptare, e gjitha, duhet të digjte përmes një proteste institucionin e rëndësishëm të Kryeministrisë, për të përdhosur kështu imazhin e Shqipërisë. Pas këtij akti, i cili do të shërbente si “sebep”, Berisha duhet të bindte Bashën, Metën, Kryemadhin dhe Mediun që të digjnin të gjitha mandatet e deputetëve të opozitës.

Berisha, tashmë i detyruar për ta bërë këtë gjë, pasi të vetmen “varkë shpëtimi” nga burgimi i përjetshëm, ka vetëm emigrimin në Rusi dhe marrja e tij në mbrojtje nga Putini, nuk e pati aspak të vështirë për të bindur Bashën, Metën, Kryemadhin dhe Mediun. U bëri të qartë atyre se “çatia e SPAK” do i zërë brenda, pa mëdyshjen më të vogël. Faktori amerikan dhe ai europian, jo vetëm që nuk është më “ombrellë” e tyre, por përkundrazi, janë garantuesit e vendimmarrjes së drejtësisë shqiptare për burgosjen dhe dënimin me burgim të gjatë të tyre. Vendstrehimi i tyre në Rusi, pranë familjes së Mira Markoviç, mbetet alternativa e vetme. Mirëpo “i kanë bërë hesapet pa hanxhinë”! Faktori amerikan i mban nën vëzhgim të rreptë dhe nuk do të lejoj kurrsesi arratisjen e tyre drejt Rusisë…

Nga Av. Idajet BEQIRI

Të Lidhura

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit
Bota

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit

8 Mars, 2026

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin
Aktualitet

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin

7 Mars, 2026

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Aktualitet

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

7 Mars, 2026

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com