InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ndryshimi midis kishës katolike e ortodokse

8 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Lajme, Të ndryshme
A A
Ndryshimi midis kishës katolike e ortodokse

Dje shumica dërrmuese e të krishterëve ortodoksë festuan Krishtlindjet, që ashtu si ato katolike, të mbajtura më 25 dhjetor, festojnë po njësoj lindjen e Krishtit në Betlehem. Dikur festohej në një ditë por me urdhër të Papa Gregorit XIII, në vitin 1582, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e botës dhe sipas të cilit Krishtlindjet festohen më 25 dhjetor. Ndërsa të krishterët ortodoksë vazhduan të ruajnë kalendarin e Jul Çezarit, që u vendos në vitin 46 p.e.s nga perandori romak dhe që është 13 ditë më vonë. Kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe Qipro e ndryshoi kalendarin dhe u përshtat me atë gregorian vetëm në vitin 1923. Po ashtu edhe ortodoksët e Jeruzalemit. Ndërsa në Rusi, Gjeorgji, Armeni, Bjellorusi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Egjipt, Etiopi dhe Kazakistan, Krishtlindjet festohen natën midis 6 dhe 7 janarit.

Por pse këto ndryshime?

Për një jo-të-krishterë, ose edhe për një të krishterë që preferon ta ketë sa më të thjeshtë doktrinën e adhurimit, kishat katolike dhe ato ortodokse mund të duken shumë të ngjashme. Të dyja përdorin ndërtesa e ceremoni të njëllojta, me origjinë nga lashtësia; të dyja kanë rangje të ngjashme priftërinjsh me petk; të dyja duan të vazhdojnë epokën e krishterimit; të dyja kanë tradita teologjike të ngjashme, dhe institucione me kujtesë të gjatë. Ndryshimet që i ndajnë për besimin në trininë e shenjtë janë shumë të vogla.

Atëherë, pse janë të veçuara?

Një pjesë e përgjigjes është sepse ndryshimet që nisën midis dy institucioneve, shekuj më parë, vazhdojnë të vlejnë edhe sot. Ndarja zyrtare midis të krishterëve të lindjes e të perëndimit ndodhi në vitin 1054, dhe në një farë mënyre pasqyronte rivalitetin kulturor dhe gjeopolitik midis anës lindore të perandorisë romake, me pak fjalë Bizantit dhe Europës Perëndimore që fliste latinisht, ku autoriteti i Romës kishte rënë që në shekullin e pestë, duke krijuar forca të reja pushteti.

Tensionet u krijuan në vitet e para të shekullit të 11-të, kur normanët katolikë u dyndën në Italinë e Jugut, që në atë kohë e praktikonte fenë në greqisht, dhe urdhëruan zbatimin e praktikave latine nëpër kishat e zonës. Patriarku i Kostandinopojës u përgjigj duke ndaluar të gjitha faljet në latinisht në qytetin e tij, duke bërë që Papa i Romës të dërgonte një delegacion në Kostandinopojë, për të diskutuar çështjen. Kreu i delegacionit romak, Kardinali Humbert, i shpalli Patriarkut në Kostandinopojë se tashmë ishte i shkishëruar. Patriarku bëri të njëjtën gjë për vizitorin.

Para se të ndodhte kjo ndarje përfundimtare, dy kishat kishin pasur mosmarrëveshje të gjata për autoritetin që kishte shpallur Papa mbi gjithë botën e krishterë, ndërkohë që Ortodoksët mendonin se të gjitha qendrat e lashta të krishterimit, që nga Antiokia, Aleksandria, Jeruzalemi, Roma e Konstandinopoja, kishin status të barabartë ne njëra-tjetrën.

Ortodoksët u përplasën me Papën pasi urdhëruan një version të besimit të tyre, që krijonte një ndryshim të Shpirtit të Shenjtë. Ky ndryshim teologjik iu shtua mosmarrëveshjeve të tjera gjeopolitike. Në vitin 1204, ushtritë romake plaçkitën Kostandinopojën, që në atë kohë ishte kryeqendër botërore për tregti e kulturë, dhe imponuan regjimin latin për rreth gjashtë dekada. Sipas ortodoksëve, ky akt tradhtie nga të krishterët latinë solli dobësimin e qytetit, dhe çoi drejt pushtimit nga turqit myslimanë në vitin 1453.

Duke qenë se secili kishte marrë një rrugë të ndarë, perëndimi dhe lindja e krishterë nisën të krijojnë tradita të ndryshme teologjike. Perëndimi zhvilloi idenë e purgatorit dhe të faktit që vetëflijimi i Krishtit ishte i nevojshëm si shpagim për Atin, Perëndinë, ndërsa në lindje u eksplorua ideja se Zoti ishte i paarritshëm nga arsyeja njerëzore, por i arritshëm nëpërmjet zemrës.

Për ortodoksët, teologjia katolike duket e tepruar për rreptësinë me të cilën bazohet në formula ligjore, ndërsa për katolikët, mendësia e ortodoksëve kishte përkushtim të zbehtë dhe të pavendosur. Për këtë arsye, takimi i Papës Françesk me Patriarkun rus Kirill në vitin 2016, në Kubë, u pa si një ngjarje historike për 10 shekujt e fundit, edhe pse ndarja kishte ndodhur qindra vite para se të ekzistonte Patriarkati i Moskës. Të dy krerët fetarë mbajën një deklaratë të përbashkët, ku folën për bashkim mes të krishterëve, si dhe shprehën pikëpamjet e ngjashme mbi çështje të rëndësishme të kohës, si qëndrimi i njëjtë për sa i përket ateizmit, laicizmit, konsumerizmit, çështjes së emigrantëve e refugjatëve, rëndësisë së martesës e familjes, si dhe shqetësimet e ngjashme mbi abortin. /Top Channel/

Të Lidhura

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025

“Murgesha që ju duhet”, Olta Gixhari surprizpn në Halloween FOTOT
Show Biz

“Murgesha që ju duhet”, Olta Gixhari surprizpn në Halloween FOTOT

2 Nëntor, 2025

Horoskopi financiar i nëntorit: Cilat shenja do përfundojnë me xhepat plot
Horoskopi

Horoskopi financiar i nëntorit: Cilat shenja do përfundojnë me xhepat plot

2 Nëntor, 2025

Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve
Bota

Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com