InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga, Klarisa Rexhvelaj: Shfuqizimi i Ligjit të ‘Arsimit të Lartë’, zgjidhje që e dikton nevoja urgjente për arsim cilësor

4 Janar, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Nga, Klarisa Rexhvelaj: Shfuqizimi i Ligjit të ‘Arsimit të Lartë’, zgjidhje që e dikton nevoja urgjente për arsim cilësor

Unë jam studente dhe nuk dua të konsiderohem si parazit që thith gjakun e familjes dhe jeton me mundin e prindërve, që në kurriz të tyre të bëhem dikushi nesër. Në këtë kohë, ku litari na ka ardhur në fyt revolta ishte e vetmja mundësi që na mbeti për të mbjetuar ndaj sistemit të kalbur që na mori frymëmarrjen ne si student, e u bë thika në asht e familjeve tona që ngelen pa bukë për të mbajtur “studentin” e metropolit që jeta i kushton një djall e gjysëm.

Për 16 ditë me rradhë studentet , ne ,vërshuam rrugëve të kryeqytetit duke tundur sheshet e institucionet , duke ndryshuar gjysmën e qeverisë, duke na dhënë të drejtën se si protestuam,por ku jemi sot ?! A u përmbushën kërkesat tona? A fitum ne? A arritëm qëllimin? Apo duhet vetëm të gëzohemi për ironin e Kryeministrit dhe memeve? Le ta ngrej dorën kush është i kënaqur me memet? Po harxhoni më shumë energji me to, dhe duke zbiriluar se ku besojmë “Ne” kë ardhurojmë e ku kuntribojmë, qesharake të biem në këtë nivel… apo dikujt i intereson largimi nga problemi i madh, SHFUQIZIMI i ligjit të arsimit.

Kjo është thembra e Akilit, tjerat janë tymnaja, më the e të thash, e lagu se lagu e do e lagi… Puna nuk na pret miqtë e mi student, se jeni bërë familja ime në këto 16 ditë, kemi ndarë bukën, mërzinë, dhimbjen, përvojnë e hidhur me njëri -tjetrin. Sot ju njoh, por duke ju njohur mesova të njoh vetën. Pas disa ditësh pushim nga festat pata mundësi të ulem e reflektoj me vetën time .

Situata duket gri . Duket e zymtë, është e paqartë… Ka ardhur një moment ku propaganda qeveritare ka helmuar mendjet e studentëve . Thonë se studenti që simpatizon një parti nuk është student , të shporret nga protesta! Po a e dini ju njerëz se dhe “studenti partiak ” ka tarifë shkollimi, atë s’ia paguan as PS, as PD apo LSI , atë e paguan babai i sëmur , e nëna që herë punon e herë jo , e paguajnë ato duart me kallo, e fytyra e zbehtë nga keq ushqyerja, sforcimi i tepërt, lodhja, mërzia, që nuk kanë ngjyrë politike, mjerimi është një për të gjithë. Se të kesh dy rroga në Shqipëri është luks i madh, mision i pamundur.

A thua ky “studenti partiak ” nuk jeton në të njëjtin konvikt copë-copë me ju , nuk ulet në të njëjtën klasë të ftohtë, të akulltë me ju e mban të njëjten barrë studenti me ju . Nuk gjej ndryshimin? Sepse kauza jonë është të drejtat e studentit, përmirësim kushtesh, ulje tarifash, shfuqizim i ligjit të dështimit. Marrë shkas t’i përmend këtë fenomen pasi unë e para, jam një nga ata student që janë sulmuar kështu , Pa më njohur aspak jam etiketuar si “militantja e PD ” .

Askush nuk e dinte se unë isha një vajzë nga një fshat i thellë në veri të Shqipërisë, që ka një histori familje me 12 vite burg politik mbi shpinë nga diktatura, e persekutime të vazhdueshme, askush nuk e dinte që unë kam prindër të sëmurë e pa punë e jetojmë 5 anëtarë me një rrogë të nënës time që udhton dy orë në këmbë mes malesh çdo ditë si mësuese po me këtë pretekst “ka bindje të djathta” pavarsisht se ajo ka dy fakultete e një mastër, rropatet për të mbajtur mua dhe pjesën tjetër të familjes.

Ky është krim? Ky është gabim? Gjykimi ngelet tek secili nga ju… jeni të lirë të mendoni, gjykoni. Mëndjet e ngushta të njerëzve nuk shkuan përtej fjalës militant , as menduan se unë kisha 16 ditë në shi, në të ftohtë , shumë herë pa ngrën, me 20 orë në shesh .

Dhe pse jeni prindër nuk mendoni si për një nga fëmijët tuaj, që e keni jashtë në shi duke protestuar , si student nuk menduat si për vetën tuaj se po kalonit bashkë me mua të njejtin kalvar vuajtjesh, e dhimbja ime ngjan me tuajën, edhe lotin njësoj e kemi… Kjo pra është fryma e së keqes , fryma e perçarjes që na kanë injektuar këto ditë. Ky është helmi që kemi thithur gjithë këto ditë e me të cilin tentojnë ta na shuajnë kauzen tonë që është me e madhe se gjitha partitë e bëra bashkë, është kauza e studentëve shqiptarë!

Këtë dhjetor jam ndjer shumë krenare , nuk isha me studentja që rrinte kafesh , nuk isha me e shtypura , e heshtura, e urta, naivja, e bindura,por tashme u ktheva ne shpresë , shpresa e familjes time për një të ardhme me të mirë , shpresa e fshatit tim se ka një zë në shesh, shpresa e vendit tim që zemra i rreh akoma për ndryshim, shpresa e shqiptarëve për ta bërë vendin si e gjithë Europa. Jemi ne studentët SHPRESA pa ngjyrim.

Sot dua t’ju bej thirrje të gjithë studentëve të mos e harrojmë shpresën që ngjallëm , të mos e harrojmë kauzen tonë, të mos i harrojmë duart e nënave shqiptare që na mbështetën pa kushte, na sollën bukë e ujë, të mos harrojmë se ne ju detyrohemi sot shqiptarëve ta mbajmë pishtarin e zjarrit të SHPRESËS ndezur.

Sytë e shqiptare janë drejt nesh , te bashkojmë forcat e me 7 Janar të mbushim sheshin para Kryeministrisë më shumë se ishim e më të fortë se kurrë. Të tregojmë edhe një herë qe s’jemi përçarë, se jemi të bashkuar për Shqipërinë, t’u themi se s’jemi dorzuar as nuk do e bëjmë kurrë , jemi këtu për të marrë vetëm atë që na takon me të drejtën e ligjit e të zotit, atë që meritojmë!

ARSIM CILËSOR!

Të Lidhura

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.
Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!
Opinione

Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!

23 Prill, 2025

TË FUNDIT

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP
Show Biz

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

14 Maj, 2025

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë
Show Biz

I vendosi këngën që nuk e këndon kurrë në koncert, Gjesti nervozohet me DJ-in në skenë

14 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 14 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 14 maj 2025

14 Maj, 2025

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro
Aktualitet

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro

14 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com