InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nesër Qeveria e PS-së ndryshon rrënjësisht

23 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Nesër Qeveria e PS-së ndryshon rrënjësisht

-Qeveria e Partisë Socialiste ndodhet këto javë në momentet më kritike të saj. E njohur si “Qeverisja e Fasadave” apo e “Tepsisë krejt për vehte”, për shkak të investimeve vetëm dekorative dhe parave që po jep një grushti bizesmenësh, sot kabineti “Rama” ka imazhin më të dërmuar në gjashtë vite qeverisje. Ndaj Pandeli Majko është fat që e ka PS-ja, sepse përherë në momentë krizash të mëdha politike, si në vend ashtu dhe në selinë rozë, ai ka dalë si “asi spathi” dhe shpëton pushtetin, duke u bërë kryeministër. Edhe tani sytë në selinë rozë janë drejtuar nga Majko, dy herë ish-kryeministër.

Qeveria e Partisë Socialiste ndodhet këto javë në momentet më kritike të saj. E njohur si “Qeverisja e Fasadave” apo e “Tepsisë krejt për vehte”, për shkak të investimeve vetëm dekorative dhe parave që po jep një grushti bizesmenësh, sot kabineti “Rama” ka imazhin më të dërmuar në gjashtë vite qeverisje. Mandati i dytë nisi me “bombën” e Saimir Tahirit për trafik droge, vazhdoi me kryetarët e bashkive të lidhur me segmente të krimit në Elbasan, Durrës dhe viti po mbyllet me superskandalin e Unazës së Re, ku gjysma e kabinetit dhe njerëzve afër Ramës dyshohet se janë përfshirë direkt në vjedhje. Për ti vënë vulën e arrogancës dhe miopisë politike e ekonomike, dy ditë më parë, Qeveria e vendit më të varfër në Europë miratoi dhe ligjin që u fal taksat më të pasurve. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e skandaleve të cilat kanë krijuar pakënaqësi të dhe revoltë qytetare. Të parët që e nisën ishin studentët. Në 15 ditë, të rinjtë nxorën zbuluar gjithë propagandën dhe gënjeshtrën me të cilat qeveria ka vënë në “gjumë” pjesën tjetër të shoqërisë. Pas vrasjes së frikës së reagimit, protestat dhe reagimet nisën në Shkodër, Korçë, Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera. Është një reagim që vetëm sa ka nisur. Protestat që natyrshëm do të ushqehen nga opozita, si çdo vend në botë, do të kthehen shumë shpejt në revoltë me nisjen e vitit të ri.

Në këtë situatë ku skenari i afrimit të fundit të pushtetit duket i qartë, Edi Rama ka vendosur të bëjë lëvizje të shpejta. Duke përfituar nga periudha e festave të fundvitit dhe heshtja politike e zakonshme që shoqëron këto ditë, kryeministri ka gati skemën për qeverisjen pas muajit janar. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se këto ditë Edi Rama  pritet të bëjë lëvizje të forta në kabinetin qeveritar. Madje, flitet se thuajse 80 përqind e ministrave pritet që në fillim të kësaj jave të mos jenë më në detyrat që kanë sot. Kreu i qeverisë ka vendosur të ndërhyjë me dorë të fortë në gjithë dikasteret që këto muaj kanë qenë në qendër të ciklonit të skandaleve dhe akuzave. Furtuna e parë pritet të përfshijë Financat, Arsimin dhe Infrastrukturën. Pavarësisht se në shumë raste Edi Rama ka deklaruar se ministrat e tij kanë arritur objektivat, por protestat e studentëve, skandalet me buxhetin dhe skandalet me tenderat e kanë bërë të domosdoshme rishikimin e pozicionit të një pjese të ministrave. Edhe pse për emrat që ikin dhe ata që vijnë përmenden shumë variante, mesashi që kreu i qeverisë u ka dërguar ministrave është se asnjë prej tyre nuk është më i sigurt, pasi zhvillimet po tregojnë se rrezikohet gjithë pushteti dhe jo më karriget e një apo disa ministrave. Skema që ka zgjedhur Edi Rama për të përballur krizën ku ka futur qeverinë dhe vendin, më shumë duket si një lëvizje taktike. Në gjashtë vite Rama ka qeverisur thuajse me të njëjtat emra në dikasteret kryesore. Por edhe pse rrethohet nga njerëzit më të besuar, protagonizmi politik i Ramës ka bërë që gjithë faturat, edhe ato të dështimit të ministrave të tij, t’i marrë përsipër kryeministri. Ndaj faktikisht Rama po zgjedh të “shesë” ca ministra për të shkarkuar fajin dhe akuzat që këto ditë rëndojnë mbi të.  Pra për të shpëtuar karriken e tij kryeministrore.

Ndryshimet në qeveri vijnë edhe si pasojë e një presioni të brendshëm në Partinë Socialiste. Korrupsioni, skandale dhe qeverisja vetëm me pak ministra dhe ca biznesmenë ka krijuar një shumicë të heshtur në Partinë Socialiste që është kundër këtij modeli. Një model që edhe pse po e mban Edi Ramën në pushtet përkohësisht, dëmin më të madh do t’ja bëjë Partisë Socialiste nesër. Ndaj në grupin e PS nuk diskutohet këto ditë vetëm për emrat e ministrave, por edhe për vetë Edi Ramën. Për të shmangur kryengritjen në pallat, që herët apo vonë do të nisin, Edi Rama të hënën dhe këtë javë që vjen do të bëjë ndryshime të forta në qeveri. Në këtë mënyrë i jep një tjetër frymë dhe ritëm qeverisjes, ndryshon imazhin në opinion, përpiqet të zbusë protestat dhe gjithashtu mbyt dhe zërat brenda partisë që kanë nisur të shprehin hapur pakënaqësinë ndaj tij.

Por në gjithë këto lëvizje të forta dhe të rrëmujshme që ka planifikuar kryeministri ka një problem të madh. Skema që pritet të vihet në zbatim nga Rama këtë javë do ishte e përkryer nëse do ishte bërë një vit më parë. Sot edhe vet kryeministri e di se është shumë vonë për të luajtur me propagandë dhe me imazh. Sot është shumë vonë për Kryeministrin që të thotë se “nuk e dija që po bëheshin abuzime me pushtetin” dhe fajin e ka Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla, Niko Peleshi, Ditmir Bushati,etj apo ndonjë drejtor i rëndësishëm. Këdo të heq dhe këto të vendos ministër në kabinet, tani të gjithë e dinë se emrat nuk kanë rëndësi për sa kohë që kryeministër është Edi Rama. Sepse të gjithë e dijnë se asnjë ministër nuk ka guxuar të firmosë asgjë pa lejen e kryeministrit.

Ndaj Pandeli Majko rri gati për të shpëtuar PS-në dhe mund të jetë kandidatura për kryeministër në vend të Edi Ramës. Majko pranohet edhe nga opozita si kryeministër dhe me këtë emër futet opozita në zgjedhjet e qershorit 2019. Me Edi Ramën nuk do ketë qetësi në vend dhe mazhoranca do jetë e rrezikuar.

Pandeli Majko është fat që e ka PS-ja, sepse përherë në momentë krizash të mëdha politike si në vend ashtu dhe në selinë rozë, ai ka dalë si “asi spathi” dhe shpëton pushtetin, duke u bërë kryeministër. Edhe tani sytë në selinë rozë janë drejtuar nga Majko, dy herë ish-kryeministër.

Alban Marku

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025

TË FUNDIT

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com