InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Një letër drejtuar dashnores së burrit tim…

3 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Një letër drejtuar dashnores së burrit tim…

Ende më vjen ndërmend ti dhe veprimet e tua, çdo ditë.

E dashur zuskë,

Po, unë ende nuk mund të të drejtohem me emrin tënd. Ti je ende ajo gruaja që u përpoq të vjedhë dhe të marrë burrin tim nga unë dhe fëmijët e mi. Po, burri im ishte idiot që “ra në dashuri” me ty, por kjo nuk ka të bëjë me atë – ka të bëjë me ty.

Nuk pate sukses. Në sytë e mi (dhe në sytë e shumë njerëzve të tjerë), kurrë nuk do t’ia dalësh. I ke bërë një gjë të pafalshme familjes time. Ti u përpoqe ta shkatërrosh atë.

A nuk mendove se një grua pranë burrit me të cilin ti po kaloje natën do të shkatërrohej? A nuk të interesoi aspak? Ndoshta jo, dhe kjo është ajo që të bën një njeri të tmerrshëm.

A nuk mendove se fëmijët e burrit që ti po gjuaje do të thoshin: “Pse ajo zonjë po përpiqet ta largojë babanë tonë nga ne?”

Jo, nuk e ke menduar sepse ti je një person pa shpirt.

Si është puna jote kështu? Gratë duhet të qëndrojnë së bashku në këtë botë, të mos luftojnë kundër njëra-tjetrës.

Karma është e fuqishme, ta dish. Do të vijë tek ty (nëse ende nuk ka ardhur). Do të tregohet edhe ajo e keqe, gjithashtu. Kur përpiqesh të prishësh një familje, nuk ka gjë tjetër që të pret veçse e keqja që vjen në rrugën tënde.

Duhet ta dish se kemi kaluar shumë peripeci, pasi ai më zgjodhi Mua dhe jo Ty. Kam lexuar të gjitha emailet që ti i dërgoje atij dhe ato që ai të dërgonte. Të gjitha deklaratat e dashurisë dhe se si ju të dy ishit “shpirtra binjakë”.

O zot më jep durim.

Gjashtëmbëdhjetë vite – për kaq kohë kam qenë me burrin tim. Ti? Tetë muaj. Pse? Sepse me të vërtetë mendove se mund të flije me një burrë të martuar dhe të fitoje, apo jo?

Ti me të vërtetë mendove se ai do të bëhet i yti? Më bën për të qeshur. Je një budallaçkë.

E di ç’është më e keqja? Pasi ai të la, ti vazhdove jetën tënde. Sigurisht, ti ndoshta je mërzitur, por ajo nuk është asgjë.

Asgjë, krahasuar me zjarrin në të cilin ne po përpiqeshim e digjeshim pas asaj ngjarjeje. Ne kishim një familje që duhet të bashkohej. Ti nuk ke idenë se sa e vështirë është. Ti nuk do të mund ta përballoje atë.

Unë ende mendoj për ty çdo ditë. Nuk e urrej më burrin tim, Jam krenare për të. Ai ka qenë model i përsosur për dikë që ka kryer një tradhti bashkëshortore. Ke të drejtë për një gjë: ai është një dreq burri.

Përgjatë të gjitha netëve me ulërima deri sa më pëlcisnin mushkëritë, duke qarë dhe kërcënuar se do të ikja, ai qëndroi atje duke i përballuar të gjitha. Sigurisht, ka pasur ditë kur ai mendonte se nuk do të mund ta përballonte fajin për dhimbjen që TI dhe AI më shkaktuat.

Kishte ditë kur ai nuk mendonte se do t’i mbijetonte kësaj stuhie. Por a di çfarë? Ai ia arriti. Ne arritëm ta duam sërish njëri-tjetrin pavarësisht rrëmujës që ti le pas.

Ti ndoshta je marrë me të tjerë burra tashmë. Zuskat e bëjnë gjithmonë këtë.

Nëse mendon për burrin tim, unë shpresoj që ti ta dish se ke treguar se je një person i keq. Kushdo që përpiqet të marrë një bashkëshort dhe baba, ta mbajë larg familjes së tij është një person i lig.

A të ndodhi kjo gjë edhe ty dikur? A është kjo arsyeja përse ti u përpoqe t’ia bëje atë gjë dikujt tjetër? Kjo nuk është e drejtë. Unë nuk të bëra asgjë ty, fëmijët e mi sigurisht që jo.

Ndoshta, nga ndonjë rastësi e universit, ti po e lexon këtë tani. Nëse do të ishe para meje, do të të thoja këtë:

Une e dua burrin tim. Unë jam krenar për burrin tim. Ti je vetëm një kujtim i hidhur tani. Ne ia dolëm. Ne jemi shpirtrat binjakë – Ti je budallaçka.

Mos u pafshim më kurrë,

Gruaja Kurorëshkelur

Të Lidhura

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D
Të ndryshme

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

8 Nëntor, 2025
Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025
PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025
Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Të ndryshme

Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor

6 Nëntor, 2025
Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025
A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 9 Nëntor 2025

9 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com