Arrestohet portieri i Partizanit Alban Hoxha

Partizani është tronditur në prag të derbit, nga arrestimi i portierit të tij Alban Hoxha.

Burime bëjnë me dije se Hoxha ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e kaluar, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ndërsa aktualisht portieri ndodhet në një nga komisariatet e Tiranës.

Alban Hoxha do të dalë nesër në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa kujtojmë se ky lajm vjen disa ditë para derbit, duke tronditur klubin e Partizanit.