InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Xheni Fizi: Nuk ka protesta të paligjshme, kur preken interesat e qytetarëve

24 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Lajme, Opinione, Politikë
A A
Xheni Fizi: Nuk ka protesta të paligjshme, kur preken interesat e qytetarëve

Nuk ka protesta të paligjshme, kur preken interesat e qytetarëve.
Shumë qytetarë, miqtë tanë, janë duke protestuar dhe mobilizuar këto ditë.
Për pronën, për arsimin, për kulturën për korrupsionin etj. Janë të drejta! Vërtet jo të gjithë, dhe jo të gjithë janë në protestë, por kjo nuk do të thotë se nuk janë bashkë me protestuesit dhe i mbështesin ata.
Në një Republikë Demokratike fakt është se protesta është e patjetërsueshme, është e drejtë e qytetarëve dhe grupeve, për t’u shërbyer interesat e tyre ose për të parandaluar padrejtësitë që mendojnë se janë kundër tyre.
Në një Republikë Demokratike është detyrimi i patjetërsueshëm i qeverisë që nuk mund të ankohet ndaj qytetarëve se janë “shpellarë” por të ulet me t’a e të gjejë zgjidhje.
Qeveria nuk mund të përdor e të vendosë dhunën dhe klimën e agresionit, duke kërcënuar me shprehje marciale dhe të krijojë efektet e shtypjes ndaj këtyre qytetarëve që edhe kur e tejkalojnë masën e bëjnë nga dëshpërimi se nuk gjejnë tjetër zgjidhje.
E vetmja gjë që i jep të drejtë në ato momente të protestës ku bllokojnë rrugët dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të tjerë, është se nuk kanë tjetër zgjidhje përveç rëndimit më tej të ekonomisë, ndërgjegjësimit të qytetarëve të tjerë se janë një zë që kërkon zgjidhje dhe për ata, pasi herët a vonë do t’ju vijë rradha.
Paralizimi i jetës së një qyteti është me pasoja të rënda por i’a vlen për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve e të demokracisë.
Të rrethosh institucionet nuk do të thotë se je kundër tyre, por se këto institucione duhet të punojnë në interes të qytetarëve.
Vërtet që për të protestuar në Shqipëri duhet guxim pasi shteti të përgjigjet me dhunë por këto janë efekte anësore përballë fitimit të së drejtës qytetare.
Është e nevojshme për t’u kualifikuar qeveria për të zgjedhur me dialog një protestë paqësore duke dëgjuar kërkesat dhe hallet e qytetarëve dhe kjo arrihet me konsultime për të gjetur mënyrën e zgjidhur mosmarrëveshjet para se të përdorë ofendime dhe dhunë ndaj tyre.
Edhe, nëse qeveria aktuale nuk do të ndryshojë, kam frikë se do t’a çojë vendin në protesta të dhunëshme dhe në konflikt që nuk i intereson askujt.
Për çdo gjë ka një pyetje legjitime, a kanë të drejtë qytetarët që të kërkojnë të drejtat e tyre.
Përgjigja e arsyeshme është se kur nuk zgjidhet institucionalisht i çon ata në protestë dhe kur qeveria përdor dhunë edhe ata përgjigjen me dhunë.
“Jepi Çezarit, atë që i takon Çezarit”
Sa e thellë dhe e kuptueshme është për të gjithë.
Vërtet që shpenzimet e ankesave të tyre kalojë në atë të bashkëqytetarëve të tjerë por mbi të gjitha janë parimet dhe jo kostoja financiare e momentit që të mos krijohet mendimi se kështu unë i shtyp të gjithë sipas rradhës dhe në fund kostoja financiare është një popull i shtypur, i varfër dhe pa të drejta.
Mbi interesin personal apo interesin e një grupi të caktuar shoqëror është interesi publik.
Kanë të drejtë, pra, për përzgjedhjen e protestës së dhunshme kur nuk ka zgjidhje tjeter dhe pse është mënyra më e vështirë, duke e mbajtur rrugët të bllokuara dhe institucionet të bllokuara deri në rrëzimin e tyre dhe vendosjes së marrëdhënieve të tjera me qeverisjen në favor të qytetarëve e demokracisë dhe jo të interesave të oligarkëve dhe të qeveritarëve të pangopur në pushtet.
Nuk është opozita që organizon këto protesta, por është ajo që duhet t’u dalë në mbrojtje të drejtpërdrejtë dhe me kosto ndërkombëtare se mund t’u tërheq dikush veshin që besimi i qytetarëve të kthehet tek institucionet dhe që opozita do vendosë të tjera marrëdhënie me qytetarët kur të jetë në pushtet dhe që problemet do të zgjidhen me dialog qytetar dhe jo me dhunë e fyerje.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com