Me armë dhe me fjalë, këto janë sherret më të bujshme të vipave shqiptarë

Sherret mes personazheveve janë bërë të pashmangëshme. Ka patur nga ato që kanë tejkaluar kufijtë duke degraduar në përdorimin e armëve përveç aatij fizik. Ju kujtojmë disa nga sheerret më të busjshme:

Tuna dhe Rudina Magjistari

Tuna Sejdiu së fundmi futi në sherr dy prej prezantuesve të të njëjtit televizion, Ermal Mamaqin dhe Rudina Magjistarin. Disa javë më parë Tuna ishte e ftuar tek “Xing me Ermalin”, ku foli për ndjesinë e mëmësisë si dhe për raportin me Patris Berishën. Së bashku ata folën dhe për sherrin mediatik me Robert Berishën, vëllain e Patrisit. Ajo që i habiti të gjithë ishte përgjigjja e këngëtares kur Ermali e pyeti nëse do shkonte tek emisioni i Rudina Magjistarit. “Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera apo edhe 20 sa të jem ngjallë”- u shpreh Tuna. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i prezantuesit të emisionit të pasdites në TV Klan:”Hey Tunë darling, po hakmerresh se po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtarë, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë atë që do?! Se s’di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq më vjen për ato që të kanë afër, sa për programin kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton se ç’vend zë ti në këtë histori, ku prej vitesh shoë bizzi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, ke qejf t’i shohësh me talent, kulturë dhe klas.
Hajd me shëndet! P.s Ermal e do dhe ti një?”

Noizy dhe Enca
Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Noizy ishin shokë të ngushtë dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë derisa realizuan këngën shumë të suksesshme “Boë Doën”. Pasi kënga arriti 30 milionë klikime, Enca shprehu entuziazmin nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku shkruante: “Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion sapo ka arritur 30 milionë”.
Nuk ka vonuar as përgjigjja e Noizyt, i cili shkruante: “30 milionë sa për të të korrigjuar Enca Haxhia. Është diçka që unë e kam krijuar nëse harrove. Dhe po je e falur. Paqe”. Pas kësaj miqësia mes tyre mori fund.

Eneda Tarifa dhe Linda Halimi
Në kohën kur Eneda konkurronte për në Eurovizion, Linda Halimi përmes një statusi në rrjetet sociale bëri një koment rreth këngës së saj duke e kritikuar Enedën për këngën baladë me të cilën konkurroi në skenën e madhe të Eurovizonit.”Njerëzit janë të lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britmat! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet. Mjaft me këngë depresive, u bëmë bajat jo për gjë. Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë, kaq kisha! Shëndet për të gjithë!”- shkroi Linda. Por Eneda nuk e harroi kritikën e hapur të këngëtares dhe gjeti pikërisht momentin e duhur për t’i kthyer asaj “borxhin e vjetër”.

Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm, e dashur Linda? Bota – “portokall”.(Këtu përjashtoj vetëm Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta). “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetës, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me këngë depresive! U bëmë bajat jo për gjë…! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”,- kështu shkruante Eneda në kundërpërgjigjen ndaj Lindës.

Fiori Dardha dhe Robert Aliaj
Fiori Dardha ka pasur një përplasje të pazakontë me Robert Aliajn gjatë kohës që merrte pjesë në spektaklin “Dance ëith me”. I gjithë sherri filloi pasi Aliaj dha përshtypjet e tij pas njërës prej përformancave, të cilat nuk i pëlqyen aspak Fiorit. Kjo ka sjellë përplasjen e parë mes tyre ku Roberti iu drejtua Alketa Vejsiut duke i thënë: “Mos ia u jep fjalën atyre që nisin të flasin dhe nuk dinë të pushojnë. Kjo duket se e ka nxehur më tej gazetaren dhe i është drejtuar Robertit: “Mendimi im është ndryshe nga yti, ti këtë s’pranon. Ne nuk jemi balerinë profesionistë që të thuash kjo s’më pëlqen, kjo s’më erdhi, kjo s’u përcoll”. Roberti ka vazhduar më tej duke e quajtur Fiori Dardhën “gazetare mediokër”. Pas kësaj gazetarja ka shpërthyer duke thënë se nuk lejon askënd të përgojojë emrin e saj: “Emrin e kam arritur me shumë punë, më ke kapur në pikën time më të fortë dhe këtë nuk ta lejoj, emrin e kam krijuar me punë në gazetari”,-u shpreh Fiori Dardha.

Ledion Liço dhe Noizy

Ishte Noizy ai që “sulmoi” Ledionin, pasi ky i fundit thumboi reperin gjatë prezantimit të “Top Aëards” për shkak se Noizy braktisi spektaklin që të udhëtonte në Dubai. “Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me Ferrarin e tij dhe kështu është kur shet mend me makinën e shokut” – u shpreh Ledioni në spektakël. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Noizy -t dhe i ka kthyer përgjigje me anë të një postimi në “Instagram” ku shkruante: “Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Aëards Ledion Liço! Shko bjeri b**ës, por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për të mos dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës, bitch boy. Ty s’ta bleu mami as babi, ta bleu e dashura”.

Noizy dhe Cozman
Sherri i bujshëm që degradoi në përdorimin e arës dhe pati të plagosur ndodhi mes dy grupeve “OTR” dhe “Babastars” në Kosovë . Ata që nisën këtë përleshje ishin Noizy dhe Cozman dkëtë konflikt e nisën për inate të vjetra.
Sherri nisi pas deklaratës së Noizyt që dha në emisionin “Xing me Ermalin” ku u shpreh se kishte kaluar një natë me të dashurënasokohe të Cozman Tuna. Sherri përfundoi d eri në plagosjen e Noizyt dhe mikut të tij Varrosi. Pas pothuaj një viti çështje pritet i kalojë gjykatës për dhënien e vendimit final pasi kemi të bëjmë me një vepër penale sulmi.