InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Humbja e dëshirës seksuale i çon çiftet drejt divorcit

22 Nëntor, 2018
in Artikuj, I përzgjedhur, InfoPress, Lajme, Lifestyle, Opinione, Të ndryshme
A A
Humbja e dëshirës seksuale i çon çiftet drejt divorcit

A e keni menduar ndonjëherë se edhe humbja e dëshirës seksuale mund të bëhet shkak për ndarjen e një çifti? Kjo është më se e vërtetë, pavarësisht se ky është një nga shkaqet e fshehura le të themi. Dëshira femërore është më e vështirë për t’u shfaqur, pragu i nervozizmit është më pak i shpejtë dhe në lojë futen shumë aspekte të tjera. Rezultati: dëshira e burrit që të ketë një raport të mirë seksual dhe natyra e tij “tallëse” nuk janë gjithmonë të mirëpranuara nga gratë.

Evitimi i seksit për më vonë

Kur ditës i vjen fundi i shumëpritur dhe fëmijët janë në shtrat, ti mezi pret orën që të mbulohesh me batanije për të lexuar dhe për t’u relaksuar. Ndërsa ai fantazon mbi pozicionin e 26 të Kama Sutrës… Por sa hap e mbyll sytë, ti e dërgon atë në ferr me një “jo”, pothuajse thumbuese!

Interpretimi:

 “Seksualiteti ka një funksion relaksues për burrin”, përgjigjet doktoresha franceze, Ghislaine Paris, njëkohësisht edhe autorja e studimit mbi këtë temë. Ai e ka menduar dhe e ka pranuar dëshirën e tij…me fjalë të tjera, e ka pritur me padurim. Por problemet për ta fillojnë poshtë batanijes, ai me idenë për të luajtur dhe ajo që të  pushojë. Refuzimi shkaktohet nga pritjet e ndryshme që ai dhe ajo kanë.

Këshilla e vlefshme:

Burra, valëvisni flamurin! Gratë duhet të përgatiten për të bërë seks. Është e rëndësishme që mashkulli të shprehë “qëllimin” e tij me gjeste të vogla, me shikime, fjalë, të cilat do të ndihmojnë për të ushqyer imagjinatën erotike femërore. Përgatitja mund të ndryshojë përfundimin rreth jush.

Ai do të arrijë menjëherë në “fund”…

Ajo është me sfungjer në dorë, pastron më së miri enët e kuzhinës. Grua perfekte për shtëpi, apo jo! Kjo e bën burrin që në mendje t’i vijnë ide të çuditshme e të “hidhet” përsipër saj…por me të nuk ndodh kështu!

Interpretimi:

Një aromë, një fjalë dhe ai eksitohet…dëshira mashkullore mund të stimulohet me shpejtësi. Nga ana tjetër, mund të mbetet i kënaqur edhe nga një “gjë e bërë shpejt e shpejt”. Mjerisht, të qenët e sulmuar nuk është gjithmonë emocionuese për një grua. “Gratë nuk e vlerësojnë gjithmonë aspektin e drejtpërdrejtë të burrave, që mund të perceptohet si i bezdisshëm, madje edhe egoist”, shpjegon Dr. Paris.

Rezultati:

Porta drejt efuzionit mbyllet në vend që të hapet.

Këshilla:

Puthjet janë thelbësore për të hapur dyert e seksualitetit. “Të gjesh kohë për përkëdhelje, përpara se të nxitoni drejt zonave të nxehta, është çelësi kryesor për të marrë një ‘po’”, thekson dr. Ghislaine Paris. Më pas është e rekomandueshme të përdorni përherë gjithçka që mund të kontribuojnë për zgjimin e shqisave, për shembull një masazh.

Të grindesh dhe të bësh dashuri?

Ajo thotë “jo” pas një grindjeje. Leksione, diskutime, argumente të ndryshme…i keni bërë të gjitha këto, përpara se të bini në heshtje. Gjithsesi, zotëria bën flirte. Por ti nuk ke asnjë dëshirë për përkëdhelje në atë moment!

Interpretimi:

Burrat janë në gjendje të nxjerrin kontekstin, për më tepër që konflikti është larg nga të qenët pika e tyre e fortë. Seksi për ta është edhe një mënyrë për të sinjalizuar një armëpushim, si një sinjal për të kaluar në një moment tjetër. Ndërsa gratë në fakt, kryesisht kërkojnë dialog për të zgjidhur një konflikt: vetëm atëherë mund të pushojnë dhe të argëtohen.

Këshilla:

Vëri pikën situatës, mos e lër të reflektojë! Është më mirë që të flisni derisa të zgjidhni problemin. Rifillimi i dialogut është një hap i nevojshëm për ju, për të gjetur dëshirën. Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për një dënim. “Seksualiteti nuk është një armë për të komunikuar vetëm se ju jeni i mërzitur”, përfundon dr. Paris.

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Lifestyle

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

21 Qershor, 2025
Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm
Lifestyle

Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm

19 Qershor, 2025
Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen
Lifestyle

Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

12 Qershor, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025

3 Korrik, 2025

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

2 Korrik, 2025

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës
Aktualitet

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

2 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com