(Video)’Nuk kanë të brendshme’, gazetarja shqiptare detyron skocezët të ngrenë fundet

Tifozë të shumët skocezë erdhën në Shqipëri këto ditë për të parë ndeshjen Shqipëri-Skoci, e cila përfundoi me fitoren e Skocisë. Rrugët e qyteteve u mbushën me burra të veshur me fustanella, të cilët tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

 

Gazetarja  Dasara Karaiskaj ka takuar disa prej tifozëve skocezë, të cilët i ka pyetur për atë që me siguri të gjithë ishin kuriozë: A veshin të brendshme poshtë fustanellave?

Dasara i ka kërkuar atyre të ngrenë fundet për ti treguar nëse kishin veshur apo jo të brendshme. Tifozi ka ngritur veshjen e tij dhe ka nxjerrë fushë të pasmet, ndërkohë që gazetarja është shkrirë së qeshuri teksa e filmonte.

 

 

“Kjo eshte anglishtja e ores 5 te megjesit te nje fundjave.
Pra, skocezet nuk kane mbathje poshte fustanellave. E keni me prove. Dhe aj em merrid, nuk pi kafe me skocez ke shpija ime, kshu.”- ka shkruar ajo në video..