InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Unaza e Re”, Ina Zhupa zbardh skemën korruptive: Edi Rama dhe Erion Veliaj po vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për miqtë dhe klientelen e tyre

12 Nëntor, 2018
in Aktualitet, Lajme, Politikë, Sociale
A A
“Unaza e Re”, Ina Zhupa zbardh skemën korruptive: Edi Rama dhe Erion Veliaj po vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë euro për miqtë dhe klientelen e tyre

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar skemën korruptive të dyshes Rama-Veliaj, të cilët prej 10 ditësh heshtin dhe injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas, shtoi Zhupa në reagimin e saj.

Ky reagim vjen, pasi prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re.

Ja reagimi i plotë: 

Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re.

Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.

Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tek sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin.

Skema korruptive është e qartë.

Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.

5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.

1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale.
3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
4. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.

Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues.

Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në process falimentimi apo nën sekuestro.

Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik. Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.

Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

Të Lidhura

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!
Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!

19 Maj, 2025
“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”
Aktualitet

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”

19 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025
Ambasadori i BE: Kam dy fëmijë me ish-gruan. Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Aktualitet

Ambasadori i BE: Kam dy fëmijë me ish-gruan. Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 Maj, 2025
FOTO/ E veshur me fustan të bardhë, Ajola Xoxa shkon sot në SPAK
Aktualitet

FOTO/ E veshur me fustan të bardhë, Ajola Xoxa shkon sot në SPAK

19 Maj, 2025
Rama iu ul në gjunjë Melonit, mediat e huaja: Elon Musk do të jetë bërë xheloz!
Aktualitet

Rama iu ul në gjunjë Melonit, mediat e huaja: Elon Musk do të jetë bërë xheloz!

18 Maj, 2025

TË FUNDIT

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!
Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!

19 Maj, 2025

Të ndryshme

19 Maj, 2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”
Aktualitet

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”

19 Maj, 2025

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com