“Saimir trafikanti”, video-loja që po pushton rrjetet sociale

“Saimir trafikanti” quhet loja më e re, e programuar nga disa të rinj shqiptarë. Të indinjuar nga performanca e Tahirit, kur ishte në krye te ministrisë, ata kanë dashur që bëmat e tij t’i prezantojne edhe në një dimension tjetër. Personazhi kryesor i lojës është Saimiri që përpiqet të kalojë detin me një varkë të mbushur me hashash. Ajo që bie në sy janë prangat, dhe qëllimi është prangosja e Tahirit. Kjo lojë ka arritur që simbolikisht të shprehë mbështejten e pakursyer që Tahiri u ka dhënë trafikantëve për mbjelljen e të gjithë Shqipërisë me hashash, si dhe për trafikimin në anën tjetër të detit. Nën zë thuhet se programuesit janë mbështur edhe nga rivali i Tahirit në PS, Erion Veliaj, i njohur për përdorimimin e shumë mënyrave për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të shkatërruar atë të rivalit politk. Por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lojë ka “ngjitur” dhe është shkarkuar me qindra herë në smartfonët e të rinjve shqiptarë.