InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Featured

Sokol Gjoni: Saga plehërishte e Rilindjes

9 Nëntor, 2018
in Featured, I përzgjedhur, Opinione, Politikë
A A
Sokol Gjoni: Saga plehërishte e Rilindjes

E formësuar si një platformë politike që do të “shpëtonte” vendin, si dhe e shpalosur përmes një makinerie të shfrenuar propagandistike, “Rilindja”  e Ramës, tashmë është një rrëfenjë e trishtë e mbushur me elementë folklorikë, ku figura e “Bajlozit të Zi”, mishëruar në kryeministrin e vendit, është padyshim më origjinalja dhe më portretizuesja e saj.
E stolisur me populizmën elektorale të vitit 2013, “Rilindja”, kjo paketë e pashoqe mega-mashtrimesh, pasi ia doli të “rrëmbente” votën e qytetarëve shqiptarë, gjendet sot në një situatë të vetmohimit identitar, duke u trajtësuar në një oligarki sunduese që sfidon ligjin dhe rendin kushtetues.
I gjendur në trajektoren e pakthyeshme të vetmohimit rilindist, Rama, ka shfrytëzuar polaritetin politik për të kamufluar sipërmarrjet dhe “kthesat” e tij, prapa të cilave fshihen qëllime dhe interesa të dyshimta. Retorika e përdorur së fundi, me miratimin në Kuvend të ligjit të shumë përfolur “të mbetjeve”, loja me togfjalëshat dhe konotacionet gjuhësore të përdorura, ka ridimensionuar stilin dhe sjelljen arrogante të kryeministrit, duke demonstruar prepotencë dhe megallomani në raport me opozitën, median dhe qytetarët në tërësi.
Në mënyrë ciklike, sa herë që Rama ka përdorur artifice të çdollojshme për të ndezur polaritetin politik në vend, gjithmonë kemi nga ana e tij iniciativa ligjore arbitrare, të cilat synojnë kapjen e shtetit, partitizimin e institucioneve kushtetuese apo dhe krijimin e hapësirave për favorizim klientele. Kujtojmë këtu; amendimin e ligjit “Për nëpunësin civil”, i miratuar konsensualisht si premisë e kornizës integruese të Shqipërisë; miratimin pa konsensus me opozitën të të ashtuquajturës “reformë territoriale”; përpjekjen tinëzare për të shtyrë drejt një loje të rrezikshme opozitën me “reformën në drejtësi”; konçesionet e panumërta në emër të allishverisheve “partneritet publik-privat”, apo dhe me diskursin e ri politik të miratimit të ligjit zhurmëmadh” të mbetjeve”.
Nuk janë të largëta në kohë, çjerrazëret përbetuese të Ramës në opozitë dhe të të tijëve, se në Shqipëri nuk do të ketë kurrë import të mbetjeve! Pasi udhëhoqi protestat e shoqërisë civile në emër të kauzës së mospranimit të mbetjeve, pasi mori votat e qytetarëve shqiptarë që e refuzuan një ligj të tillë, pasi i konsideroi “tradhtarë” ligjvënësit miratues të kohës, Rama, tashmë ka një qasje tjetër karshi “mbetjeve”.
Zhargoni populist i Ramës opozitar në favor të çështjeve dhe kauzave sensitive të shoqërisë shqiptare, dëshmon lojën aktoreske dhe paskrupullshmërinë e tij në raport me këto sensibilitete, duke përfituar maksimalisht nga qasja politike dhe konteksti trajtimor elektoral i tyre.
Nuk ka as më të voglin dyshim, që përtej këtyre kapërcimeve të befta të kryeministrit, me qëndrime “in extremis”, fshihet “dora e ngrohtë” e një klientele të lidhur me mafian dhe krimin e organizuar, e cila njihet botërisht për mbështetjen që i dha Ramës në fushatat e viteve 2013 dhe 2015. Paratë e krimit që vërshuan anekënd Shqipërisë, në funksion të deformimit të vullnetit të lirë të zgjedhësve, janë kredoja dhe morali qeverisës që mban peng zhvillimin e vendit dhe shtetin ligjor.
Rama, pa pyetur askënd, me një nxitim prej “borxhliu” të vonuar, shfrytëzoi bujanën e tij parlamentare për të miratuar ligjin e mbetjeve, i cili u serviret shqiptarëve përmes ornamenteve gjuhësore si një ligj që do të krijojë perspektivë të re zhvillimore.
Qëndrimi i Ramës ndaj medias dhe Shoqërisë Civile, e cila, ashtu si pesë vite më parë u vu në mbrojtje të kauzës së tyre të ndalimit të importit të mbetjeve, duke i etiketuar me gjuhën e një individi që ka humbur kontrollin e arsyes dhe të ndërgjegjes, përveçse ngjall frikën e një projeksioni për instalimin e një tiranie autoritariste, dëshmon qartazi arbitraritetin e shtetit ndaj qytetarëve të tij, dëshmon filozofinë qeverisëse që karakterizon “rilindjen”, dëshmon kompleksin e Edi Ramës dhe të falangave të tij ndaj parimeve të lirisë së medias dhe të demokracisë në tërësi.
Modeli që aspiron të instalojë shpura qeverisëse është këmbanë alarmi për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve. Më shumë se kurrë, sot, me Edi Ramën kryeministër, vlerat dhe standardet e demokracisë në Shqipëri janë të rrezikuara, parimet bazë të lirisë janë të kërcënuara nga paranoja e një kryeministri që thundrën e përdhunës ndaj qytetarëve e trumbeton si parakalim të suksesshëm reformash dhe arritjesh.
Qytetarët shqiptarë, tani, nuk kanë më dilema alternativash qeverisëse, pasi sot, vendin e drejton një kryeministër me rekordet më negative në historinë pluraliste të Shqipërisë, duke patur një përkeqësim pikiatë të ekonomisë dhe të zhvillimit, ndaj dhe duhet që të gjithë, të kontribuojmë “patriotikisht” për të larguar këtë të keqe të madhe që i erdhi vendit me stolisjen e “rilindjes”.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Të Lidhura

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?
Show Biz

“Siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma”/ Kush do të jetë çifti “bashkëshortor” në këtë edicion?

3 Mars, 2026

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”
Aktualitet

Lëvizja e Legalitetit thirrje Prefektes së Vlorës: Mos konfirmoni krijimin e ‘Vlora Invest Sh.p.k.’”

2 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 2 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 Mars 2026

2 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com