Luana Vjollca ia kaloi Noizyt dhe Ledrit, ja për çfarë bëhet fjalë

Noizy dhe Ledri janë dy prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë në këto 20 vitet e fundit dhe padyshim vetë karriera e tyre e gjatë ka bërë që atë të kenë një famë të jashtëzakonshme në publik. Kjo i ka bërë që të jenë edhe shumë aktivë në rrjetet sociale, ku numërojnë mbi 1 milion  fansa.

Po ashtu edhe Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga jeta e saj jashtë ekranit, por edhe momente profesionale.

Si moderatore, por edhe si këngëtare, Luana ka arritur një numër të madh ndjekësish dhe këtë e tregojnë shifrat. Luana numëron sot në Instagramin e saj, plot 1.3 milion ndjekës. Duke kaluar personazhe të famshëm si Noizy dhe Ledri Vula, të cilët kanë 1.2 milionë.

Image