InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Loja me zara e Kryeministrit

7 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Loja me zara e Kryeministrit

DESADA METAJ

 Shahu nuk është lojë popu llore në Shqipëri, por Kryeministri ynë që, vë bast, se nuk duhet të ketë luajtur kurrë shah, e përdor shpesh këtë lojë strategjiste për t’u shfaqur si lojtar i fortë politik. Ai e përsëriti fjalinë klishe “Politika është shah” për t’u dukur sikur po menaxhonte pafuqinë e tij për dështimin në emërimin e ministrit të ri të Brendshëm, për të cilin, deri tani, dimë vetëm që nga pikëpamja institucionale është “i papërshtatshëm”.

Në këndvështrimin kushtetues, edhe pse nuk përmendet qartazi, Fatmir Xhafaj vijon ende të jetë ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Asnjë emërim i Kryeministrit nuk ka fuqi mbi votën e Parlamentit, që është i vetmi institucion që ka fuqi për të “vulosur” emërimin e një ministri. Mënyra që zgjodhi sot Edi Rama për të qeverisur me zv.ministra nuk bie ndesh me Kushtetutën, por është zgjidhje e përkohshme, komode për momentin kur marrëdhënia e tij me Presidencën nuk është në ditët më të mira dhe, për pasojë, mund të konsiderohet një zgjidhje hileqare.

Pavarësisht nga manovra me zëvendësministra, Rama nuk i shpëton dot përgjegjësisë për qeverisjen e Ministrisë së Brendshme pa votëbesimin e Kuvendit (sikurse do ndodhte, po të kishin shkuar gjërat sipas Kushtetutës). Me këtë veprim, Rama po e nxjerr Ministrinë e Brendshme jashtë sistemit kushtetues, duke ia hequr atë votëbesimit parlamentar. Ky handikap mund të duket “çikërrimë” sot, por dinamika e zhvillimeve mund t’ia shndërrojë atë në gur Sizifi nesër, aq më tepër që dikasteri i pavotëbesuar nuk është kaq i parëndësishëm, sa të lihet kaq lehtësisht jashtë sistemit.

Por meqë respektimi i Kushtetutës nuk ka qenë ndonjëherë merak i madh për politikanët shqiptarë, që e kanë ndryshuar atë disa herë, duke ia përshtatur kushteve dhe momenteve politike, analiza më e qartë duhet bërë në rrafshin politik të marrëdhënieve mes institucioneve dhe aktorëve politikë. Edhe pse Presidenti mund të ketë arsyet e veta bindëse për mosdekretimin e zotit Lleshi, akti i tij është padyshim një veprim i qartë politik i një njeriu që në këto 20 vitet e fundit ka pasur rol kryesor në çdo zhvillim të rëndësishëm politik në vend. Fakti që Kushtetuta ia ka kufizuarPresidentit kompetencat krahasuar me paraardhësit e tij, nuk e la Ilir Metën në hijen e një Presidenti honorifik, që vulos ato që firmos Kryeministri.

Kjo dhe deklarata e mëvonshme e tij, ku jo rastësisht përmenden “sekretarët e parë të partisë”, ravijëzon qartas politikanin që nuk pranon të jetë në rreshtin e dytë të betejës politike. Ndërsa në rastin e mosdekretimit të Ligjit për Teatrin, Presidenti Meta bëri një argumentim të qartë juridik, këtë herë ai ka “matur forcat” politikisht me maxhorancën, duke dhënë ndoshta mesazhin e qartë se kriza e skandaleve që kanë përfshirë Shqipërinë këto kohë mund të pasohet dhe nga një krizë institucionale, zgjidhja e së cilës nuk mund të gjendet në marifetet e komunikimit publik të Kryeministrit.

Përzgjedhja e kandidaturës së Vitore Tushës për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit është një tjetër lëvizje që i jep avantazh Presidentit dhe zhvlerëson akuzat se ai po bënte pazar me Ramën për këtë post. Zonja Tusha e ka kaluar procesin e vetingut dhe si e tillë zor se mund të gjesh ndonjë arsye për ta kundërshtuar këtë kandidaturë, edhe pse duket qartas që marrëdhënia e kushtëzuar e opozitës me Parlamentin do të sjellë votimin e saj me votat e maxhorancës.

Si politikan me eksperiencë dhe stofën e personazhit, që ka pësuar ulje-ngritje të mëdha në karrierën e tij politike, Ilir Meta është rikthyer në skenë, duke përdorur të njëjtat kompetenca që paraardhësit e tij nuk i shfrytëzuan, edhe kur mund ta bënin për të dëshmuar se një politikan di të jetë protagonist, edhe kur kushtet nuk ia mundësojnë.

Për shkak të një lëvizjeje të gabuar të Kryeministrit, me kandidatin e gabuar për ministër, Ilir Meta ka nxjerrë në dritë një të vërtetë që Rama është përpjekur ta fshehë për 5 vjet: se Edi Rama nuk është më i fortë sesa klanet brenda Rilindjes.

Akti i Ilir Metës dhe vendimi aspak prej shahisti i Edi Ramës për të drejtuar Ministrinë më të rëndësishme me një zëvendësministër jopartiak zbuloi se klanet, intrigat për pushtet dhe paktet me kriminelë e mafiozë nuk janë më telenovela, por realiteti i partisë që drejton vendin dhe sot nuk ka fuqinë për të pasur një ministër të Brendshëm, që nuk prish balancat e drobitura brenda Rilindjes.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com