InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VENDIMI/ Çfarë ndodh me makinat e vjetra nga Dhjetori, zbardhet edhe taksim i ri edhe për…

5 Nëntor, 2018
in Aktualitet, Ekonomi, InfoPress
A A
VENDIMI/ Çfarë ndodh me makinat e vjetra nga Dhjetori, zbardhet edhe taksim i ri edhe për…

Zyrtarizohet vendimi për ndalimin e importit të makinave të prodhuara përpara një dekade.
Dokumenti i miratuar nga Këshilli i Ministrave, i cili hyn në fuqi një muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, parashikon që nga 2 dhjetori të mos kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për makinat e përdorura për më shumë se dhjetë vjet, ndërsa standardi i motorëve të lejuar të jetë “Euro 5” për mjetet e reja dhe “Euro 4” për ato të përdorura.
Risi ka te makinat që kanë hyrë në vendin tonë para se të miratohej vendimi, por që ende nuk janë regjistruar. Atyre iu është lënë afat deri më 1 mars për kryerjen e procedurave të targimit. Sakaq, ato të targuarat, edhe pse kanë më shumë se dhjetë vite që janë prodhuar, nuk do të kenë kufizim moshe për të qarkulluar në vend, e madje as nuk ndalohet shitja e tyre.
Pas këtij vendimi, që pritet të ulë ndjeshëm normën e ndotjes së ajrit, Ministria e Mjedisit po shqyrton mundësinë për të shtuar numrin e kontrolleve teknike të detyrueshme më shumë se një herë në vit.
TAKSA E RE
Një tjetër nismë, kësaj here në ndihmë të zhvillimit të agroturizmit po ndërmerr qeveria për ata që ndërtojnë apo ofrojnë banesat e tyre si vende mikpritëse për të huajt. Lajmin e dha kreu i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Parku natyror i KorabKoritnikut në Kukës.
“Së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, për pikat e agroturizmit që ofrojnë kapacitet akomodues, por dhe që kanë kapacitete të tjera për të afruar turistët, ne mundësojmë një taksim të ri, që shkon në 5% të tatim fitimit për këto pika të agroturizmit dhe po ashtu 6% TVSH për realizimin e gjithë shërbimeve brenda tyre”, ka deklaruar ministri gjatë vizitës dyditore në qytetin verilindor.
Veliaj përshëndet vendimin: Doganë zero për mjetet elektrike
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar një lajm shumë të mirë vendimin e qeverisë për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet, ndërsa dha një lajm të mirë për ata që do të importojnë mjete me zero ndotje, makina elektrike.
“Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po konsideron t’i japë më shumë fuqi transportit alternativ, duke e bërë doganën e TVSH-në zero për autobusët elektrikë, që ndotin po aq sa një celular. Kështu, hyjmë realisht në një epokë të re. Nuk ka nevojë të jemi të fundit, por ashtu si me fushatën e pemëve dhe nismën për më shumë korsi biçikletash po dalim të parët në rajon, ashtu edhe me autobusët elektrikë kemi një shans fantastik të shkëlqejmë si një vend e qytet modern”, tha kryebashkiaku nga Njësia 7, në dëgjesën për buxhetin e vitit 2019.
Sipas Veliajt, do të jetë e afërt dita kur qytetarët të qarkullojnë me autobusë elektrikë, falë nismave lehtësuese të takimit nga qeveria, e cila po i jep fuqi transportit alternativ. Kryebashkiaku shtoi se Bashkia e Tiranës do të nisë pilotimin e një segmenti të Unazës së Katërt, kushtuar transportit publik dhe biçikletave, për t’i dhënë qytetit një brez të gjelbër, që do të lehtësojë edhe transportin.

Të Lidhura

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025
Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025
Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com