Shpeshherë diferenca në moshë bëhet debat kur bëhet fjalë për personazhe publikë. Kështu ndodhi edhe kur u zbulua lidhja e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov.
1.Serjoza është 51 vjeç ndërsa Adelina, 27. Pra çifti kanë 24 vite diferencë megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak te lidhja e tyre. Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.
2.Alketa Vejsiu e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën private dhe foto të saj me bashkëshortin nuk ka. Por edhe moderatorja shumë e dashur për publikun ka diferencë në moshë nga bashkëshorti me 15 vite. Alketa është 35 vjeç ndërsa bashkëshorti i saj 50. Alketa është njohur me bashkëshortin në moshën 19-vjeçare dhe janë prindër të dy fëmijëve.
.Diferenca në moshë nuk ka penguar as Ridelsa Sejdijan dhe Ajdin Sejdijan të jetojnë një martesë të suksesshme prej vitesh. Ajdin Sejdija është 66 vjeç ndërsa Riselda 33. Çifti publikon shpesh foto e video nga pushimet e tyre duke treguar se martesa po u shkon për mrekulli. Ata janë prindër të një djali.
4.Eni dhe Genci janë një nga çiftet më të komentuar së fundmi dhe diferenca e tyre në moshë ishte çështja e parë që u diskutua kur u zbulua lidhja e tyre. Genci është 37 vjeç ndërsa Eni 22. Pra çifti ka 15 vite diferencë, transmeton Xing.al
5.Armina dhe Shkëlzeni janë prej vitesh në lidhje dhe së shpejti pritet të bëjnë edhe dasmën. Edhe ata janë komentuar shumë për diferencën në moshë e cila është 14 vite. Shkëlzeni është 42 vjeç ndërsa Armina 28. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tyre dhe çifti janë shumë të dashuruar.
6.Edhe Andrra dhe Sinani, një nga çiftet më të dashur për publikun kanë diferencë në moshë. Andrra është 23 vjeç ndërsa Sinani 43. Pra çifti kanë plot 20 vite diferencë, por mosha nuk ka qenë pengesë në lidhjen e më pas martesën e tyre. Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali