Vajza e Robert Aliaj, fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë

Fituesja e këtij edicioni në spektalin “The Voice Kids” në Belgjikë është një shqiptare.

Ajo është Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj, e cila tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John. Në momentin kur u shpall fituese në skenë u ngjit dhe këngëtari Robert Aliaj për tu bërë pjesë e gëzimit të fitores.