Këngëtari i njohur pëson atak kardiak gjatë koncertit, shokohen fansat

Këngëtari i grupit muzikor të njohur për fëmijë Greg Page ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që po jepte një koncert në Sidnei të Australisë.

Page u shtri në skenë pas 1 ore koncert dhe ngjarja shokoi të gjithë fansat e tij. Grupi në Tëitter ka shkruar se këngëtari është dërguar për kurim në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që është postuar dhe një foto e këngëtarit, i cili shfaqet i buzëqeshur në shtratin e spitalit, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit shprehen se ai ishte në merak që shfaqja të vazhdonte.

“Ne kemi vizituar Greg këtë mëngjes dhe ai deshi t’i falënderojë të gjithë për urimet të mira”, thuhet në postimin e grupit.

“Greg dhe familja e tij janë kaq mirënjohës për të gjitha mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes nga tifozët në të gjithë botën. Shqetësimi kryesor i Gregut ishte që shfaqja sonte të vazhdojë. Le ta ngremë siparin edhe sonte dhe ta bëjmë atë për Greg, i cili po mblidhte fonde për Kryqin e Kuq Australian pas zjarreve që lanë dëme të pakonsiderueshme në këtë shtet”.

Grupi muzikor Wiggles u krijua në vitin 1991 dhe Page është anëtar dhe ideator i këtij grupi. Ai e la grupin në vitin 2006 për arsye shëndetësore për t’u kthyer sërish në 2012 dhe për t’u larguar prapë.

Të enjten këngëtari festoi ditëlidnjen e tij të 48.