Dje ishte një ditë e veçantë për moderatoren e njohur Arbana Osmani. Ajo festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 36 vjeç.
Në këtë ditë të veçantë për të moderatorja mori urimet më të përzemërta nga miqtë dhe të afërmit e saj.
Mirëpo, surprizën më të bukur ia ka bërë djali i saj Joni. Vogëlushi i kishte përgatitur moderatores një festë në shtëpi.
Në një foto të publikuar nga Arbana shfaqet teksa djali dhe mbesa e mbulojnë me përqafime, ndërsa duket edhe torta e madhe ku shkruan ‘edhe 100 mama’.