Kuvendi vijon me debate e tensione lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një moment opozita u afrua tek foltorja e kuvendit ku po fliste Taulant Balla dhe kërkonin që ta ndalonin të fliste.
Mes tyre ishte dhe deputeti i PD-së Petrit Doda heq rripin e pantallonave e tenton të godasë Taulant Ballën në foltore.
Garda i del para duke neutralizuar sherrin.
![](https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/02/wmremove-transformed-2-640x361.png)
Gjithashtu deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin.
Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin.
Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan. I pari që shkoi drejt Foltores ishte Flamur Noka dhe më pas edhe deputetët e tjerë të PD-së.