Sali Berisha përsëriti sot qëndrimin në drejtim të institucioneve të drejtësisë ku theksoi se ka denoncuar dhe denoncon SPAK-un si një organizatë kriminale. ”Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet”,-tha Berisha.
Sa i takon Reformës në Drejtësi, Berisha nënvizoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias.
”Ne kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni, me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal. E thoshte edhe OECD, nuk vjen kush në Shqipëri për të investuar. Dhe natyrisht me një prokurori politike që nuk bën ligjin, por zbaton urdhrat e ministrit”, tha Berisha.