Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën e tij të “Sy më sy” në rrjetet sociale.
Rama: Jo vetëm oxhaku i vejtër me blozë i Partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre u përndezën nga era e mishit me gjak dhe kanë vënë shishe këtu poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani dhe hajde të hidhemi te kryeministria.
Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kkkën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milion zgjedhës tre herë është një ngjarje tejet e madhe të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjeçare nuk kam koment.
Unë nuk do t’i mbaj për vete opinionet e mia. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e sja dhe sot opinioni im është ky. Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e mundshëm dhe mbështetjja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shprehim dhe opinionet kritike që sot janë të domosdoshme.
vijon..