Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i është komunikuar masa e arrestit mesditën e sotme (10 Shkurt), pranë zyrave të bashkisë së Tiranës.
Është ky momenti kur hetuesit i shkojnë në zyrë dhe i komunikojnë masën e arrestit kryebashkiakut Veliaj, i cili më pas shoqërohet prej tyre.
Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Mësohet se ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është lënë në arrest shtëpie.
Pritet njoftimi zyrtar i Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion, për një nga arrestimet më të bujshme të një zyrtari të lartë gjatë tri dekadave të fundit.